LAJMI I FUNDIT:

Sarri mes Arsenalit dhe Chelseat

Sarri mes Arsenalit dhe Chelseat

Chelsea dhe Arsenali janë në garë për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri. 

Sarri ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea për ta zëvendësuar Antonio Conten, por tanimë edhe Arsenali është futur në garë pas largimit të Arsene Wenger.


Të dy klubet janë të interesuara dhe të gatshëm që ta paguajnë klauzolën prej 8 milionë euro.

Wenger e Conte largohen nga klubet aktuale

Kjo klauzolë skadon me 31 maj, shkruan Il Mattino.

Edhe Napoli ka filluar punët për ta gjetur trajnerin e ti.

Mësohet se presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, tashmë e ka kontaktuar Antonio Conten.

Liga Premier pritet të ketë disa ndryshime interesante në verë, ku shumë trajnerë të ri do të jenë prezent. /Telegrafi/