LAJMI I FUNDIT:

Fifit ia ‘hackojnë’ Instagramin, detyrohet të hapë një llogari të re

Fifit ia ‘hackojnë’ Instagramin, detyrohet të hapë një llogari të re
Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja e re Filloreta Raçi së fundmi është përballur me një situatë aspak të këndshme.

Kjo, pasi me të zgjuar në mëngjes këngëtarja ka parë se llogaria e saj personale në Instagram është ‘hackuar’, dhe nuk ka mundur të qaset në të.


Foto: Fifi/Instagram

Si rrjedhojë, këngëtarja nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim ligjor apo denoncim në polici, por ka vendosur që të hapë një llogari të re në këtë rrjet social.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë, ajo e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagramin e ri, ku u ka treguar fansave për ngjarjen, ndërsa ka bërë thirrje që ta ndjekin tashmë në këtë Instagram sepse ky do të jetë Instagrami i saj zyrtar.

Tutje, këngëtarja ka “përgëzuar” personin që e ka bërë këtë duke i thënë “Hallall të qoftë” në video, ndërsa tregon se hapjen e një llogarie të re nuk e ka aspak problem.

E njëjta ka filluar tashmë të grumbullojë ndjekës edhe në llogarinë e saj të re, ndërsa arsyeja pse iu ‘hackua’ Instagrami ishte fakti që personi që e bëri këtë gjë, gjeti qasje në e-mailin e saj.

https://www.instagram.com/p/BiQOObOFHGd

Sido që të jetë, Fifit duket se nuk i ka ngelur shumë hatri, përderisa nuk ka hezituar që gjithçka ta nisë nga fillimi. /Telegrafi/