Kotzias: Edhe nëse nuk arrihet marrëveshja, nuk do të jemi ne fajtor
Ne kemi vepruar drejtë që e hapëm çështjen për erga omnes, kishim mundësi të udhëheqim me bisedimet, ndërsa me këtë të jemi afër, për herë të parë aq afër deri tek marrëveshja. Por, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja, nuk do të jemi ne fajtor dhe këtë e di gjithësia, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në intervistë pët “Istories” në televizionin grek “Sky”.
Kotzias mendon se bisedimet shkojnë mirë, por duhet edhe të pyetet pala tjetër se “a e pranon erga omnes, ndërsa kjo është një vendim i guximshëm” dhe sqaroi se është perceptim i gabuar, që erga omnes të jetë vetëm për përdorim të jashtëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon korrespondentja AIM nga Athina, ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, në intervistën e mbrëmshme për “Sky” ky qëndrim i tij edhe njëherë mbështet shembullin në dokumente, se nuk mundet që në dokumente të brendshme dhe dokumente të jashtme të përdoret emër i ndryshëm, sepse do të ketë moment ku një dokument i brendshëm, për shembull letër njoftimi, ose diploma, në atë rast do të figuronte emri kushtetues dhe jo emri i ri. Sipas Kotzias, kjo do të sjellë mos pajtueshmëri çdo ditë se cilin emër të përdoret.
Në kuadër të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, i pyetur se a është e mundur “integrim para kohe” përgjigjja ishte negative, duke sqaruar se kjo mund të sjell probleme dhe shtypje ndaj Greqisë.
Shefi i diplomacisë greke, edhe një herë e përsëriti se koha është shumë e shkurt për të arritur marrëveshja deri në qershor në samitin e NATO-s. Duke sqaruar se për mbajtjen e referendumit në Maqedoni, duhen së paku dy muaj, pastaj të ratifikohet në OKB, që të nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare. E gjithë kjo, sipas Kotzias, nuk mund të bëhet në periudhën çka ka ngelur, gjegjësisht për dy muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj