LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Llapin, qëndron pranë Dritës lider

Prishtina mposht Llapin, qëndron pranë Dritës lider
????????????????????????????????????

Prishtina ka fituar ndaj Llapit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Kosovës.

Prishtina nisi mirë takimin duke shënuar në minutën e parë me anë të sulmuesit Ahmed Januzi, i cili realizoi me kokë për 1-0 pas harkimit të Drasko Bozovic.

Megjithatë, Llapi arriti të kthehet shpejt në lojë, ku Mentor Zhdrella shënoi nga goditja e lirë në minutën e gjashtë për 1-1.


Vendasit pas golit të pranuar vazhduan me sulme, ku Debatik Curri (13′) huqi nga afërsia, por në minutën e 21-të ishte Arbër Hoxha që shënoi për epërsinë 2-1.

Bardhekaltrit arritën edhe golin e tretë gjatë pjesës së parë, me Januzin (32′) që shënoi golin e dytë dhe të epërsisë 3-1 për Prishtinën.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm Llapi arriti të gjej golin.

Luhej minuta e 87-të, ku  Zhdrella nga gjuajtja e lirë qëllon traversën dhe nga topi i kthyer shënon Merlaku për 3-2, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Prishtina ka 56 pikë në vendin e dytë apo tri më pak se Drita lider, ndërsa Llapi zë vendin e katërt me 45 pikë.

Në ndeshjen e radhës, bardhekaltrit luajnë në udhëtim te Feronikeli, ndërsa Llapi e pret Drenicën. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League

"Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar" - Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Kalo në kategori