Zaev dhe Tusk shprehen për të ardhme evropiane të Maqedonisë dhe rajonit (Video)
Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, ka arritur në Shkup, ku është takuar me Kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.
Zaev tha se “në këtë vizitë shohim një mirënjohje të madhe, inkurajim, por edhe përgjegjësi për Maqedoninë. Kemi dalë nga kriza e thellë politike dhe nga një shtet i kapur, u kthyem në rrugën në të cilën hapërojnë të gjithë shtetet demokratike evropiane. Përpunuam dhe zbatuam reforma parësore, siç është Plani 3-6-9 dhe morën udhëzim të pakushtëzuar për të filluar bisedimet për anëtarësim. Dhamë maksimumin në këto dhjetë muajt e kaluar.
Me përfshirjen e opozitës, që është e vlefshme të përmendet, sollëm zgjidhje të rëndësishme ligjore në pajtim me praktikat e suksesshme evropiane, për gjyqësi të pavarur, shërbime profesionale të inteligjencës, administratë efikase publike.
Kohë për pushim nuk ka dhe në periudhën që vjen do t’i shtojmë angazhimet për të arritur reforma ende më të theksuara, më konkrete dhe më efikase. Do të bëjmë çmos, që tash t’i bindim vendet anëtare të BE-së, se meritojmë të fillojmë bisedimet dhe të arrijmë vendet që tashmë janë në këtë proces.”
Tusk tha se “kishim një takim të mirë me Kryeministrin Zaev. Shumë punë janë ndryshuar, që nga viti 2015, kur erdha rregullisht për të punuar me partnerët, për të menaxhuar fluksin e migrantëve në BE. Sot temë e patëm të ardhmen e Maqedonisë dhe tërë rajonit. Në Shkup ndjej ndryshim në mentalitetin politik, një vullnet të vërtetë politik për përafrim në integrimet euro-atlantike, dhe lidership të guximshëm të Zaevit drejt të ardhmes.
U pajtuam se kur liderët e BE-së të takohen me partnerët e Ballkanit Perëndimor në Sofje, duhet të përdorim energji të re në marrëdhëniet tona.
Bashkarisht duhet të përballemi me trafikimin e migrantëve, me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ju qëndurat me ne, dhe ne do të qëndrojmë me ju. Këtu do ta them atë që e thash në të gjitha kryeqytetet, që BE-ja do të bëhet partneri më i mirë i rajonit, pasi që është investuesi, donatori dhe partneri tregtar i rajonit.”/Telegrafi/
*Foto ballina ‘Getty Images’
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar