LAJMI I FUNDIT:

Enrique dëshiron 230 milionë euro për transferime nga Arsenali

Enrique dëshiron 230 milionë euro për transferime nga Arsenali
Luis Enrique (Getty Images)

Trajneri spanjoll, Luis Enrique thuhet se ka disa kushte për të marr drejtimin e Arsenalin për sezonin e ri.

Arsene Wenger ka konfirmuar largimin nga Arsenali në fund të sezonit aktual, duke u larguar kështu pas 22 viteve të kaluara në klub.


Arsenali nuk po qëndron duarkryq dhe tashmë janë kontaktuar trajnerët e parë që mendohen si zëvendësues të Wengerit.

Arsenali kontakton Luis Enriquen për zëvendësues të Wengerit
Lexo po ashtu Arsenali kontakton Luis Enriquen për zëvendësues të Wengerit

Njëri nga ta është pikërisht ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili thuhet se ka një kusht të madh për ta marr drejtimin e Topçinjve.

Luis Enrique ka fituar tripletën me Barcelonën (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, Luis Enrique dëshiron 200 milionë funte po 230 milionë euro për të shpenzuar në transferimet në Arsenal nëse do të marrë përsipër punën e trajnerit këtë verë.

Ish-trajneri i Barcelonës është njëri nga favoritët për të zëvendësuar francezin Wenger në krye të ekipit dhe thuhet se dëshiron një rregullim të madh të skuadrës

Wenger e vlerëson lartë Enriquen, por nuk do të përzihet në përzgjedhjen e trajnerit të ri të Arsenalit
Lexo po ashtu Wenger e vlerëson lartë Enriquen, por nuk do të përzihet në përzgjedhjen e trajnerit të ri të Arsenalit

Vetëm sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette do të jenë të sigurt nga qëndrimi në klub, ndërsa Radja Nainggolan është njëri nga lojtarët që Enrique dëshiron të sjellë në Emirates.

Përveç Enriques, si pasues i Wengerit është përfolur edhe Patrick Vieira, Mikel Arteta, Carlo Ancelotti dhe Brandan Rodgers. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori