LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton ndeshjen e parë të ‘Play-Offit’ ndaj Rahovecit

Bashkimi fiton ndeshjen e parë të ‘Play-Offit’ ndaj Rahovecit

Klubi prizrenas, Bashkimi ka triumfuar në ndeshjen e parë të ‘Play-Offit’ ndaj Rahovecit me rezultat të thellë 105-79.

Bashkimi ka mposhtur bindshëm Rahovecin në ndeshjen e parë të serisë së ‘Play-Offit’ e zhvilluar në palestrën ‘Sezai Surroi’.


Skuadrës nga Rahoveci nuk i ndihmuan as tifozët e shumtë të mbledhur, ‘Vreshtarët’, të cilët ishin shumë të zhurmshëm, për dallim nga ‘Arpagjikt’ që munguan në sallë.

Ultras Vreshtarët përkrahën Rahovecin në çdo sekondë

Çereku i parë i ndeshjes tregoi më së miri se prizrenasit kanë hyrë për të fituar ndeshjen dhe pas 10 minutave fituan me rezultat 28:15.

Edhe çereku i dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët vetëm se thelluan epërsinë, duke fituar 23-13 në këtë 10 minutësh dhe në pjesë të parë shkuan me epërsi prej 23 pikëve, 51:28.

Çereku i tretë i ndeshjes ishte më i barabartë në këtë ndeshje të parë të ‘Play-Offit’ me Rahovecin që humbi me vetëm dy pikë epërsi 22:20 dhe u mendua se mund të kthehet deri në fund.

Megjithatë, edhe përkundër çerekut të katërt që ishte po ashtu i barabartë, epërsia nuk arriti të shkrihet dhe ndeshja përfundoi me 26 pikë epërsi për Bashkimin, që fitojnë ndeshjen e parë të ‘Play-Offit’ me rezultat përfundimtar 105-79. Edhe ndeshja e dytë do të zhvillohet në Prizren, pastaj është radha për dy ndeshje të Rahovecit si vendas.

Lojtarët më të dalluar te Bashkimi ishin Mikaile Tmusic me 21 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime dhe Eric Stutz me 24 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Rahoveci u dallua Mark Williams me 17 pikë e gjashtë kërcime. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori