Kur dhe si duhet të fillohet të lahen dhëmbët e fëmijëve dhe me cilat pasta dhe brusha
Higjiena e përditshme e dhëmbëve të sapodalë te fëmijët e vegjël është fillim i mësimit afatgjatë si dhe me cilat mjete të mirëmbajnë higjienën orale.
Te fëmijët e vegjël të cilët i kanë vetëm disa muaj, higjiena fillon me fshirjen e dhëmbëve me kompresë sterile pas racioneve, transmeton Telegrafi.
Rëndësia e këtij veprimi është që të eliminohet biofilmi nga sipërfaqet e dhëmbëve në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e shumëzimit të baktereve të këqija të cilat shkaktojnë kariesin.
Në moshën prej gjashtë muajsh, fëmija merr brushën e parë me kokë të vogël dhe penj të butë dhe atëherë fillon të mësohet me veprimin e larjes së dhëmbëve.
Rolin më të rëndësishëm këtu e kanë prindërit të cilët me shembullin e tyre i mësojnë fëmijët në arritjen e shprehive të larjes së rregullt të dhëmbëve (standardi është të lahen dhëmbët tri herë në ditë, por minimale në mëngjes dhe në mbrëmje).
Shpesh prindërit ankohen që bëjnë luftë rreth asaj që fëmijës t’ia lajnë dhëmbët, mirëpo ai është proces i cili zgjat dhe duke u rritur fëmija gjithnjë e më shumë do të pranojë shprehinë e këtillë, aq më parë nëse çdo gjëje i qaset nëpërmjet lojës dhe argëtimit.
Në moshën deri në vitin e parë për mirëmbajtjen e higjienës orale janë të e mjaftueshme brusha e fëmijëve dhe uji, ndërkaq vetëm rreth vitit të parë fillon të aplikohet pasta e dhëmbëve.
Në fillim kjo është vetëm përshtatje ndaj shijes dhe mjafton të kalohet me brushë nëpër dhëmbë pasta e dhëmbëve në mënyrë që të arrihet sasia minimale.
Këtu duhet theksuar se si mjeti themelor është brusha e dhëmbëve, ndërkaq mjet ndihmës pasta, andaj si të tillë duhet edhe të trajtohet.
Me kalimin e kohës sasia e pastës mund të shtohet përafërsisht kur fëmija të mësohet të përziejë dhe të shpëlajë pastën me ujë, ndërkaq deri atëherë nëse edhe e përpin një pjesë të pastës asgjë e dëmshme nuk mund të ndodhë.
Shumica e pastave të fëmijëve në treg përmbajnë sasi minimale flori i cili vepron në mënyrë preventive, mirëpo vetëm zgjedhja e pastës nuk është vendimtare.
Rregull është që fëmijës deri në moshën 7 vjeç prindi t’ia lajë dhëmbët, sepse ai nuk është në gjendje në mënyrë cilësore dhe të pavarur ta bëjë këtë veprim, nga mosha 7 – 11 vjeç fëmija i lanë dhëmbët, ndërkaq prindi kontrollon se si i ka larë dhëmbët.
Vetëm nga mosha 12 vjeç konsiderohet që fëmija është i mësuar që pavarësisht dhe në mënyrë adekuate t’i lajë dhëmbët.
Për gjithë procedurën e përvetësimit të mirëmbajtjes së higjienës janë të nevojshme vullneti dhe angazhimi i prindërve, sepse njëherë nëse arrihet shprehia e larjes së rregullt të dhëmbëve mbetet për gjithë jetën dhe çon deri në buzëqeshje të shëndetshme dhe të lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe