Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel mbërriti pasditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u pyet nëse në kuadër të ftesës që ai i ka bërë Bashës për bashkëpunim për hapjen e negociatave: A do të udhëtonte me kreun e opozitës për të zhvilluar takime në kancelaritë kryesore europiane për këtë çështje.
“Pyetja s’ka nevojë për përgjigje. Do të ishte shumë e vlefshme nëse ajo do të ndodhte”, theksoi Rama, duke vënë në dukje se është i gatshëm të udhëtojë me Bashën për takime në Evropë që do të mundësonin hapjen e negociatave.
Në fjalën e tij kryeministri belg Michel shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
“Ne vlerësojmë përpjekjet që janë marrë nga qeveria Rama në fushën e së drejtës, në reformën në drejtësi. Nuk janë të lehta për t’u zhvilluar. Rekomandimi hap mundësinë pa kushte drejt anëtarësimit, por në javën e ardhshme do të ketë bisedime shumë të rëndësishme në gjirin e BE. Në Sofje do të diskutohet për të ardhmen e BE dhe të rajonit. Ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë për të nxitur zhvillimet mbi vendimin që do të merret në qershor. Ne do të shprehemi në qershor, por tani dëshirojmë që të vazhdojmë përpjekjet e afrimit të Shqipërisë me BE”, tha Kryeministri belg, raporton tch.
Më tej, Charles Michel theksoi se dy vendet po punojnë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
“Dua të theksoj disa elemente. Vendosmëria për të punuar së bashku në të gjitha fushat, në planin politik, diplomatik, por po përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet ekonomike tregtare. Gjatë këtij takimi evidentuam disa iniciativa konkrete”.
Michel foli edhe për partneritetin në fushën e emigracionit.
“Dua të theksoi përpjekjet nga autoritetet për të pasur një partneritet të ndershëm dhe cilësor në fushën e emigracionit. Është e rëndësishme të punojmë së bashku, për të parandaluar format e emigracionit ilegal. Një pikë e rëndësishme është edhe ambicia që kemi për të luajtur një rol kyç sa i përket reformave të bashkimit europian. Kjo e ardhme e BE kalon edhe mbi marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit”, tha ai.
Ndërkohë, Kryeministri Rama u shpreh se është diskutuar në takim për një rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
“Jemi takuar në mënyrë të përsëritur së fundmi dhe kemi diskutuar për perspektivën europiane të Shqipërisë, por edhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, i cili nuk e pasqyron cilësinë e shkëlqyer të marrëdhënieve politike. Sot, biseda u përqendruar te progresi i prioriteteve që e lidhin Shqipërinë me destinacionin europian, por edhe me raportin pa kushte të KE. Ndan mendimin se me marrjen e rekomandimit nis një fazë e re për vendin. Folëm edhe për sfidat që lidhen me këtë proces në vijim”, tha Rama.
Kryeministri, sa i përket integrimit në BE, tha se Shqipëria ka mbështetjen edhe të Belgjikës. “Ne besojmë që Shqipëria meriton një vendim për hapjen e negociatave. Jemi të vetëdijshëm që hapja e negociatave nuk është fundi i përpjekjeve, por fillimi i një faze të re. Ne kemi besim që në këtë përpjekje kemi edhe mbështetjen e Belgjikës dhe partnerëve europianë”.
Rama tha se u diskutua edhe par rajonin. “Diskutuam edhe për ecurinë e bashkëpunimit rajonal dhe nuk është rastësi që Kryeministri ndaloi në Tiranë, por do ta vazhdojë vizitën e tij edhe në Beograd, duke dhënë një mesazh të qartë për mbështetje ndaj vendeve të rajonit”.
Nesër, kryeministri belg do të fluturojë drejt Serbisë ku do të takohet me homologen e tij Ana Brnabiç dhe presidentin Vuçiç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kallëzim penal kundër një 18-vjeçari në Shkup, ka sulmuar një person në autobus
Milloshoski: Mickoski në dalje publike do të përmend vetëm emrin “Maqedonia”, askush nuk mund të na largojë nga NATO
Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United