Ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis, thotë se kapitalizmit po i vjen fundi si gjithçkaje tjetër të vjetëruar. Ai mbajti një leksion në University College London mbi ndikimin që ngritja e gjigantëve të teknologjisë dhe inteligjenca artificiale do të kenë te sistemi ekonomik, i cili sipas tij do të vetëhidhet në erë.
Varufakis thotë se kompanive si Google-it dhe Facebook-ut për herë të parë në histori po ua blen dhe konsumon kapitalin konsumatori.
“Së pari, teknologjitë u themeluan nga disa grante qeveritare. Së dyti, sa herë kërkon diçka në Google, ti kontribuon në kapitalin e tij. Dhe kush e merr fitimin nga kapitali? Google sigurisht, jo ti. Pra nuk ka më dyshime se kapitali po prodhohet nga shoqëria dhe fitimet po privatizohen. Me inteligjencën artificiale, ky do të jetë fundi i kapitalizmit”, tha Varoufakis.
Ish-ministri grek paralajmëron se Karl Marksi do të “hakmerret”. Ai shton se për herë të parë që prej kohësh kur nisi kapitalizmi, teknologjitë e reja më shumë po shkatërrojnë vende pune sesa po i krijojnë ato.
“Kapitalizmi do të hedhë në erë vetveten, sepse ai po prodhon të gjitha këto teknologjitë e reja që do t’i bëjnë korporatat dhe mjetet private të dala jashtë mode. Çfarë ndodh më pas? Nuk e kam idenë”, thotë ai, shkruan The Indenpendent, përcjell Telegrafi.
Duke e përshkruar situatën e tanishme ekonomike si të paqëndrueshme, ai thotë se ia ka frikën ngritjes së “nacionalizmit toksik”. Varufakis thotë se në këto kushte, qeveritë duhet të përgatiten për postkapitalizmin, duke hartuar politika të rishpërndarjes së pasurive.
Një sugjerim i tij është që 10 për qind e aksioneve në të ardhmen të vendosen në një fond të përbashkët mirëqenieje, i cili të jetë në pronësi të popullit. Nga kjo, çdo qytetari mund t’i paguhet një dividend universal bazë.
Varufakis u vendos në qendër të vëmendjes botërore gjatë krizës së borxhit në Greqi. Ai udhëhoqi grupin negociator të Greqisë dhe kërkoi një rezolutë me kreditorët ndërkombëtarë.
Duke e përshkruar këtë si një “dështim total” nga ana e tij, ai u dorëhoq si ministër Financash në vitin 2015, pasi kryeministri Alexis Tsipras ra dakord me kushtet e parashikuara në planin e BE-së për shlyerjen e borxhit grek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje