Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka prezantuar përmbledhjen e rekomandimeve kryesore të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian, duke adresuar çështjet dhe nga duhet vepruar intensivisht për të arritur progres që të njëjtat mos të përsëriten në raportin e radhës.
Ministrja është fokusuar vetëm në rekomandimet kryesore për Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia, Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit, Ministria e Zhvillimin Ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Konsideroj që iniciativa e sotme për shqyrtimin e planit aksional është shumë e qëlluar. Gjatë ditëve në vijim, MIE do të ftoj takimin e ardhshëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, si dhe do të diskutoj të gjeturat e Raportit në kuadër strukturave të brendshme për integrim evropian”, theksoi Hoxha, duke shtuar se një numër i madh i rekomandimeve do të adresohet përmes zbatimit të Programit për MSA dhe Agjendës Evropiane të Reformave.
“Ministria e Integrimit do të bëj monitorimin dhe raportimin e rregullt për zbatimin e programit dhe ERA-s. Këtë vit edhe në kuadër të mbështetjes direkte buxhetore, jemi zotuar se do të arrijmë shkallën e zbatimit të Programit prej 60%. Ne si Ministri e Integrimit, jemi të bindur që kjo do të arrihet, por sidoqoftë, do të sigurohemi që të bëhet monitorimi i rregullt dhe në çdo rast do t’ju informoj për progresin në zbatimin e Programit”, tha ministrja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'