LAJMI I FUNDIT:

Shainoviq: Thaçi e Haradinaj, instrumente të shërbimit sekret shqiptar

Shainoviq: Thaçi e Haradinaj, instrumente të shërbimit sekret shqiptar

Ish-kryeministri serb i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Nikolla Shainoviq, në një intervistë për portalin Espreso të Serbisë, vë “në dyshim veprimtarinë e UÇK-së gjatë periudhës së luftës”.

Ai thotë se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj u bënë pjesë e shërbimeve sekrete të instaluara nga Shqipëria në Kosovë.


“Ata janë bërë instrumente të shërbimeve sekrete të sigurisë të shtetit shqiptar, në fillim i formuar si shtab i përgjithshëm. Sipas raporteve tona ata formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të zvogëluar ndikimin e Rugovës në Kosovë dhe për ta shkatërruar ata brenda trupit shqiptar”, ka thënë Shainoviq.

Ai thotë se drejtësia nuk është dëshmuar me gjykimin e Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, pasi ‘edhe pse dy të akuzuarit në fjalë u shpallën të pafajshëm, gjyqi ndaj tyre vërtetoi se kampet ku ata pretendohet se ishin kryer krime, ekzistonin’, përcjell kp.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me Kosovën nëse Serbia do ta pranojë si shtet për të hyrë në BE-së, Shainoviq thotë se duhet pyetur se cilat do të jenë marrëdhëniet midis fuqive të mëdha në këtë fushë, pasi kjo do të dominojë në llojin e zgjidhjes, shpejtësisë, dinamikës dhe marrëdhënieve.

“Nëse amerikanët vlerësojnë se këtu po rritet ndikimi i Rusisë dhe Kinës, atëherë ata do të vijnë me një zgjidhje për ‘çështjen’ e Kosovës, jo për shkak të Kosovës, por për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës”, shprehet ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori