Me moton “Bëhu edhe ti mik i Tokës” Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe komuna e Prishtinës kanë zhvilluar aktivitete në kapusin e UP-së për të shënuar Ditën e Tokës, me ç’rast është bërë ditur që Prishtinës do t’i shtohen edhe 38 mijë drunj.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se kujdesi ndaj natyrës dhe aktivitetet për të rritur numrin e drunjve në kryeqytet nuk janë vetëm një ditore, porse tha se në një ditë si kjo shtohen aktivitetet e tilla.
Ahmeti bëri të ditur se komuna që ai e drejton do të mbjellë 38 mijë drunj me simbolikën 038.
“Kur po diskutojmë punën e ndotjes së ajrit po na kutjohet, është mirë që tash kur nuk e kemi ndotjen e ajrit, që të na kujtohet dhe të mbjellim sa më shumë drunj, dhe së shpejti paralajmërojmë edhe iniciativën e mbjelljes së 38 mijë drynjëve që do të jetë iniciativë në krejt Prishtinën, pra me simbolikë 038 në mënyrë që ta shtojmë numrin e drunjtëve që kemi”, tha ai.
Ai tha se sot deri në fund të ditës rreth 800 drunj do të mbillen në kryeqytet.
“Kjo nuk është betejë njëditore. Pra, nuk duhet një herë në vit të na bjen në mend, ëshët një betejë që duhet ta bëjmë të gjithë ne. Mirëpo sot kemi organizuar aktivitete të shtuara dhe këtu së pari e falënderoj asamblistin Adrian Berisha që ka arritë që bashkë me organizata dhe biznese të sigurojë mbjelljen e 800 drunjëve në komunën e Prishtinës”, theksoi ai.
I pari i Prishtinës tha se edhe sikur 80 përqind e sipërfaqes së kryeqytetit të jetë mbuluar me gjelbërim, sërish nuk do të thoshte se ka gjelbërim të mjaftueshëm.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke thënë se në këtë mënyrë po dëshmohen vlerat më të larta të arsimit të lartë.
Ai tha se UP thjesht po kryen një nga obligimet e saj.
“UP-ja është duke kryer një obligim të vetin që të jetë sa më afër studentit, të jetë sa më afër qytetarit. Kështu që në këtë frymë, edhe sipas misionit tonë jemi duke e promovuar atë bashkëpunimin në të gjitha sferat, duke e themeluar njërën nga vlerat themelore të arsimit të lartë që është përgjegjësia publike”, tha ai.
Dema tregoi se si universitet pikërisht në këtë drejtim kanë themeluar edhe Zyrën për Inovacione dhe Ndërmarrësi, ku njëri nga projektet kryesore është edhe kampusi i gjelbër.
Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me hendikep dhe nevoja të veçanta në Kosovë, shtroi si problematikë mungesën e krerëve të shtetit, pasi që siç tha ai, ky është viti i 8 radhazi që këta të fundit nuk marrin pjesë në aktivitete të tilla vullnetare.
Ndërkaq ai falënderoi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe rektorin e UP-së, Marjan Dema, për ftesën që iu kanë bërë personave me nevoja të veçanta që të japin kontributin e tyre në Ditën e Tokës.
“Ne sot kemi një ditë të rëndësishme. Së pari e falënderojmë kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin, i cili na ka bërë ftesë neve si shoqatë dhe kemi ardhë, nuk kemi hezituar. Kështu që në krejt Kosovën i kemi mobilizuar anëtarët tonë… Kisha pas dëshirë edhe më shumë që të ishin prijësit tonë, duke filluar prej kryetarit të shtetit, kryeparlamentarit, udhëheqësit të Qeverisë e ministrat, po qe 8 vite ndodh kështu”, u shpreh ai.
Ndërsa studenti Flakron Sulejmani, në një prononcim për KosovaPress vlerësoi si të domosdoshme organizimet e tilla, porse tha se duhet të jenë shumë më të shpeshta.
“Organizimet si kjo janë shumë të rëndësishme për mirëmbajtjen e tokës dhe për pastërti. Por organizime po ka shumë rrallë. Duhet të kemi më shumë organizime që ta mirëmbajmë që të mos kemi mbeturina në vendin tonë”, tha ai.
Aktivitet për nder të kësaj dite do të vazhdojnë deri në orën 17:00, ku përgjatë kësaj kohe do të vazhdojë pastrimi i kampusit universitar dhe mbjellja e drunjëve në atë pjesë. Po ashtu do të ketë muzikë e lojëra të ndryshme, si dhe diskutim mbi rëndësinë e kujdesit ndaj tokës. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj