LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Jemi në fazë delikate, nevojitet vetëdijësim i akterëve politikë

Gashi: Jemi në fazë delikate, nevojitet vetëdijësim i akterëve politikë

Ende nuk dihet nëse partitë e tjera politike i janë përgjigjur ftesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për një tryezë të përbashkët dhe koordinimin për temat e rëndësishme para se Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Edhe pse ftesa ishte publike, deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë se nuk ka pasur ftesë zyrtare për subjektet e tjera.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur për KosovaPress se sheh të rrugës që akterët politikë të bashkëpunojnë për të dalë nga situata ‘delikate’ në të cilën ndodhet vendi, pasi që në të kundërtën do të prishet qetësia.


“Nuk ka pasur ftesë të veçantë. Në Kuvend ka një qetësi momentale, e cila mundet me u prish nëse ka një tension politik. Duke e marrë parasysh se jemi në një fazë të paqartë lidhur me koalicionin dhe me ngjarjet që pritet të ndodhin, sidomos me Raportin e Progresit që është publikuar dhe çështje të tjera, mendoj se jemi në faza delikate për vendin që kërkojnë lidership dhe bashkëpunim. Kjo kërkon edhe vetëdijësim të akterëve politikë”, tha ai.

Në rast se vendi shkon në zgjedhje, Gashi thotë se LDK është e gatshme t’i hyjë garës për pushtet. Derisa ka sqaruar se juridikusht, LDK-ja nuk ka nevojë për zgjedhje të brendshme.

“LDK nuk ka nevojë për zgjedhje të brendshme praktikisht dhe juridikisht, sepse ka mandat deri në mesin e vitit të ardhëm, kështu që LDK është e gatshme si çdo parti tjetër serioze, duhet të jetë e gatshme për zgjedhje. Mendoj se në këto rrethana, duhet të jetë e gatshme për zgjedhje”, theksoi ai.

Ndërsa në fund, deputeti Arben Gashi ka folur edhe lidhur me kërkesën e LDK-së për largimin e ministrave të cilët kanë aktakuza. Në pyetjen se a do të vlejë e njëjta kërkesë edhe për kryetarët e komunave, gjegjësisht kryetarin e Istogut, Haki Rugova, i cili vjen nga radhët e LDK-së, Gashi ka thënë se duhet pasur parasysh prezumimin e pafajësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori