LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal

Barcelona shkatërron Sevillan në finalen e Copa del Rey, fiton trofeun e parë sezonal
Barcelona (Getty Images)

Barcelona ka fituar ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5-0 në finalen e Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar trofeun e parë këtë sezonal, pasi në finalen e mbajtur të Copa del Rey në Wanda Metropolitano e ka shkatërruar Sevillan duke e dominuar në çdo minutë të ndeshjes.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të, ku Luis Suarez shënoi nga afërsia për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt dhe i asistuar në fund nga Philippe Coutinho.

Suarez hapi serinë e golave (Getty Images)

Për epërsinë 2-0 u përkujdes ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit maestral me thembër të Jordi Albas.

Festa e Messit pas golit (Getty Images)

Pjesa e parë perfekte u mbyll me një gol tjetër të shënuar nga uruguaiani Suarez (40′), i cili shënoi për 3-0 pas asistimit të Messit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Suarez shënoi dy gola ndaj Sevillas (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të gjigantit katalunas, që përveç dominimit arriti t’i shënoj edhe dy gola për të thelluar edhe më shumë epërsinë.

Luhej minuta e 52-të e ndeshjes kur listës së golashënuesve iu shtua edhe kapiteni Andres Iniesta, i cili dribloi portierin kundërshtar për të shënuar për 4-0 pas asistimit të Messit.

Iniesta dhuroi një gol të bukur (Getty Images)

Në minutën e 69-të të ndeshjes shënoi edhe Philippe Coutinho nga pika e bardhë për të quar epërsinë në 5-0.

Coutinho vulosi rezultatin përfundimtar të finales (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, loja u menaxhua mirë nga Blaugranët dhe në fund fituan me rezultat të thellë 5-0, duke fituar në fund trofeun e Copa del Rey, i cili ishte i 30-ti në histori të klubit nga Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori