LAJMI I FUNDIT:

Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës

Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës
Pietro Iemmello (Getty Images)

Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të dobët edhe ndaj Beneventos, duke shkuar në seri prej gjashtë ndeshjeve pa fitore, duke e rrezikuar seriozisht kualifikimin në garat evropiane.


Gattuso u pa shumë i nervozuar me lojtarët e tij (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Rossonerët, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Në anën tjetër, Benevento në rastin e tyre të parë arriti të shënoj me anë të Pietro Iemmellos (32′), i cili shënoi nga afërsia për 0-1 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrën e tij në pushim.

Iemmello shënoi golin e fitores (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Gattuso u mundua t’i bëjë disa ndryshime duke e freskuar edhe më shumë fazën sulmuese me Suson dhe Nikola Kalinicin dhe duke vazhduar dominimin edhe në këtë pjesë.

Por, as këta dy zëvendësues dhe as në këtë pjesë-lojë Milani nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës dhe në fund vendosi goli i Iemmellos duke ia dhënë fitoren Beneventos me rezultat 0-1.

Dyshja e sulmit Silva-Cutrone nuk arritën ta gjejnë golin (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Milani mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë, por vetëm dy më shumë se Atalanta në të shtatin dhe tri me shumë se Sampdoria dhe Fiorentina, ndërsa Benevento zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë drejt Bolognas, ndërsa Benevento e pret në shtëpi Udinesen. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori