Një burrë i cili i kaloi 26vite në një burg të Kalifornisë, është liruar të enjten. Rasti i tij u rikthye në rigjykim, pasi akuzohej për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës dyvjeçare të dashurës së tij.
Vicente Benavides, 68-vjeç, është liruar nga burgu i San Quentinit, ka njoftuar Departamenti Korrektues dhe Rehabilitues i Kalifornisë, transmeton Telegrafi.
Benavides që ishte në burg që nga korriku i vitit 1993, është liruar nga akuzat nga gjykata pasi gjatë procesit të gjykimit ishin prezantuar dëshmi të rrejshme mjekësore.
Gjykatësja Lisa Green ka deklaruar se po të mos ishin zbuluar provat e rrejshme mjekësore, lirimi nga burgu do të ishte i pamundur.
Benavides po kujdesej për vajzën e të dashurës së tij Consuelo Verdugo në Delano gjatë 17 nëntorit të vitit 1991, pasi nëna e saj ishte në punë.
Ai kishte thënë policisë asokohe se për disa minuta vajza i është zhdukur nga sytë, dhe kur kishte hapur derën e dhomës kishte parë vogëlushen duke vjellë.
Dhe kështu Benavides dhe nëna e vajzës bashkuan forcat dhe me urgjencë e dërguan vogëlushen në spital, ku një javë më vonë ndërroi jetë.
Ai nuk kishte ide se çfarë i kishte ndodhur vajzës gjatë 15 minutave që i është zhdukur nga sytë.
Patologët nga forenzika konstatuan se vajza kishte vdekur si pasojë e lëndimeve anale, dhe disa mjekë kishin dëshmuar se plagët e vogëlushes ishin shkaktuar si pasojë e abuzimit seksual.
Por, shumë vite më vonë gjithçka ndryshoi kur e konstatuan se ishin prezantuar dëshmi të rreme mjekësore, pasi mjekët nuk i kishin kontrolluar mirë dokumentet e shëndetit të saj që nga lindja, dhe se nuk bëhej fjalë për abuzim seksual.
Gjithashtu u konstatua se lëndimet në organin gjenital mund të jenë shkaktuar gjatë trajtimit mjekësor.
Gjykatësja Green gjithashtu ka thënë se vazhdon të besoj se Benavides mund të ketë lidhje me vdekjen e vajzës, por nuk beson se ai është fajtor për atë çfarë ishte akuzuar e burgosur në vitin 1993. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'