LAJMI I FUNDIT:

Grupi i Deputetëve të Pavarur akuzon AUV-in për skandale të njëpasnjëshme

Grupi i Deputetëve të Pavarur akuzon AUV-in për skandale të njëpasnjëshme

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Salih Salihu, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mishin e importuar, pas skandalit të fundit me mish të prishur në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se produktet pa afat dhe të prishura që po hyjnë në vendin tonë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.


“Aktualisht Kosova importon sasi të madhe të ushqimit për të cilat besohet se nuk i përmbushin kriteret minimale për cilësi dhe siguri, pra janë jashtë çdo norme të cilësisë. Në këtë kuptim mallrat e ardhura në Kosovë besohet se prodhohen në linja të veçanta të dedikuara për tregun e Kosovës. Me mungesë të funksionimit të institucioneve të vendit, sidomos AUV-it si dhe doganave të Kosovës, vendi ynë është bërë poligon i futjes së mallrave me cilësi dhe siguri të ushqimit të ulët duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve tonë”, tha Salihu.

Deputeti Salihu ka akuzuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, duke thënë se nuk arriti të funksionalizohet që prej themelimit. Derisa, shefi i AUV-it Valdet Gjinovci, sipas tij, po arrin mirë t’i menaxhojë skandalet e njëpasnjëshme që po i shkakton ky agjencion. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori