Raporti i Përparimit për Maqedoninë, vlerësimet pozitive nga Komisioni Evropian
Komisioni Evropian (KE) publikoi dje Raportin e Përparimit për Maqedoninë, ku janë përfshirë çështjet kyçje të arritjeve, por edhe të ngecjeve të vendit.
Raporti është i ndarë në tre pjesë, kriteret politike që përmbajnë një sërë çështjesh, kriteret ekonomike dhe në legjislaturën evropiane, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në kriteret politike, KE-ja konsideron se Maqedonia e ka tejkaluar krizën më të thellë politike, që nga viti 2001, sidomos me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, që u dënuan ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.
KE-ja konsideron se pas formimit të Qeverisë së orientuar në reforma, Maqedonia është duke ecur në ndryshime themeltare në një aspekt më gjithëpërfshirës dhe atmosferë të hapur politike, kurse zgjedhjet lokale konfirmuan mbështetjen për politika të orientuara evropiane të Qeverisë së koalicionit. Gjithashtu vlerësohet se vendi ka arritur një forcim në demokraci dhe sundimin e ligjit.
Sipas raportit, Maqedonia ka bërë përgatitje mesatare për reforma në administratën publike, përmes miratimit të strategjisë reformuese dhe menaxhimit të financave publike, ku janë ndërmarrë masa konkrete për më shumë transparencë dhe përgjegjësi, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket sistemit gjyqësor, Raporti vlerëson se është arritur përparim i pakët, kryesisht në atë që shkruhet në letër, dhe se Maqedonia ka miratuar një strategji të besueshme reformuese në gjyqësi që shtron bazën për reforma të mëtutjeshme, ndërsa janë rregulluar disa aspekte ligjore që janë në një linjë me Komisionin e Venedikut. Në këtë drejtim, KE-ja konsideron se edhe Prokuroria Speciale Publike ka më pak pengesa nga gjykatat, duke e lejuar që të punojë me më shumë efektivitet.
Komisioni konsideron se Maqedonia ka arritur një nivel të përgatitjes për të luftuar korrupsionin, përmes legjislativit dhe kornizave institucionale. Ngjashëm vlerësohet edhe luftimi i krimit të organizuar, ku thuhet se legjislacioni është në një linjë me standardet evropiane, kurse reforma janë bërë në zbulimin e komunikimeve.
Komisioni vlerëson se korniza legale dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave themelore është në përputhje me standardet evropiane për të drejtat e njeriut, dhe se vlerësohet pozitive ratifikimi i Konventës për pengimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Edhe në aspekt të lirisë së shprehjes, Maqedonia vlerësohet se ka bërë përparim në aspekt të përmirësimit të klimës në media dhe në uljen e trysnisë ndaj gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, Maqedonia vlerësohet se ka mbajtur marrëdhënie të mira me vendet tjera dhe ka marrë pjesë aktive në nisma rajonale. Marrëveshja me Bullgarinë konsiderohet si mjaft pozitive dhe se janë arritur hapa konkret në forcimin e besimit të ndërsjellë ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.
Maqedonia vlerësohet se ka vazhduar ta menaxhojë mirë krizën me migrantët dhe refugjatët, por edhe në aspektin legjislativ.
Në kriteret ekonomike Maqedonia vlerësohet se ka arritur përparim ekonomik, dhe se ka përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe transparencën. Ekonomia vlerësohet se ka arritur përparim në aspektin e eksportit dhe në sektorin e përpunimit.
Në kriteret e legjislacionit për në BE, Maqedonia vlerësohet se Maqedonia tregon nivel të mirë të përgatitjes në aspekte si ligjet për kompani, bashkimin doganor, rrjetet trans-evropiane, shkencë dhe hulumtime. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhvilluan gara në autostradë dhe goditën për vdekje tre persona, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Prizren
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Deputetët lartësojnë figurën e heroit Ilaz Kodra, sinonim i guximit e shpirtit liridashës
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit