LAJMI I FUNDIT:

E mitura nga Mitrovica pas raportimit si e zhdukur, gjendet në Fushë Kosovë

E mitura nga Mitrovica pas raportimit si e zhdukur, gjendet në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, nga ana e ankuesit në cilësi të prindit është raportuar rasti i zhdukjes se vajzës së tij 12 vjeçare.

“Sipas të dhënave të para të deklaruara nga ankuesi, thuhej se nga ora 7:00 e mëngjesit vajza kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, ndërkohë ankuesi (prindi) kishte kuptuar se vajza e tij nuk ndodhej në shkollë.


Hetuesit policorë, bazuar në deklaratën e ankuesit–prindit, kanë njoftuar prokurorin e çështjes, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe të fillojnë hetimet në kërkim për person i zhdukur”, thuhet në njoftimin për media.

Hetimet policore në kërkim të vajzës së mitur, bazuar në të dhënat dhe përshkrimin e bërë nga vetë prindi janë bashkërenduar me të gjitha rajonet policore të shpallur në kërkim në nivel vendi, ndërsa pas disa orë angazhimi në orët e mbrëmjes e mitura vajza 12 vjeçare është gjetur në qytetin e Fushë Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave, në bashkëpunim me mbrojtësin e viktimave dhe zyrtarë të Qendrës për Shërbime Sociale. /Telegrafi/

FOTO: Ilustrim