Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot në Kuvendin e Kosovës se personat me aktakuzë po vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë.
Hoti tha se elemente të korrupsionit dhe kapjes së shtetit vërehen në nivele të larta të institucioneve.
“Në këtë qeveri, janë tre ministra që kanë aktakuzë të ngritur. Është edhe një ministër që ka shkelur Kodin Penal duke rrezikuar sigurinë publike, por që është mbajtur në qeveri me votat e deputetëve të partive në koalicion. Dhe një tjetër ministër me akuza edhe më të rënda për keqtrajtim të shqiptarëve në Prishtinë gjatë luftës, por që z.Haradinaj u detyrua ta mbante në qeveri. Ta kemi të qartë se ne e respektojmë parimin e pafajësisë të secilit derisa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës që e vërteton fajësinë. Por, nuk mund të pajtohemi që këta persona me aktakuzë të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre”, tha Hoti.
Sipas tij, është e qartë se në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, këta persona nuk mund të jenë të paanshëm në ndërkohë që hetohen.
Hoti tha se të martën Komisioni Evropian publikon raportin për secilin vend të Ballkanit perëndimor, përfshirë Kosovën.
“Sigurisht se këto akuza ndaj ministrave do të zërë vend në këtë raport, përfshirë këtu edhe përpjekjen e partive të koalicionit për t’ju ikur obligimeve ndërkombëtare lidhur me Dhomat e Specializuara të Gjykatave dhe Prokurorin e Specializuar në Hagë; nismën për amnisti të deputetëve që kanë përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës në Kuvend, si dhe dështimin e institucioneve të respektojnë të drejtat elementare njerëzore me rastin e dëbimit të shtetasve turq”, tha Hoti.
Ai tha se Grupi Parlamentar i LDK-së e ka mbështetur qeverinë në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, por siç tha ai “…tash ne nuk mund t’ju ndihmojmë që të pastroni radhët e juaja nga njerëz që po akuzohen çdo ditë për vepra të ndryshme”.
Sipas tij, është e qartë se ky koalicion ka humbur legjitimitetin në çdo aspekt për të qeverisur me vendin.
“Sa më parë që mbështetet nisma e LDK-së për zgjedhje të parakohshme, por të organizuara mirë, është më mirë për qytetarët e vendit”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-7-780x439.jpg)
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/337870689_993381192045569_4292450060104129061_n-1-1130x635-1-780x439-1.png)
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti