LAJMI I FUNDIT:

Australia përballet me të nxehtin e pazakontë

Australia përballet me të nxehtin e pazakontë

E ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një valë acari pranveror, në pjesën tjetër të botës, qindra zjarrfikës australianë po luftojnë me një zjarr të fuqishëm që raportohet të ketë rrezikuar edhe disa shtëpi në periferitë jugore të Sidneit.

Shërbimi Zjarrfikës i New South Wales, shprehen të shqetësuar nga ‘thëngjinjtë fluturues’ që mund të shkaktojnë vatra të reja zjarri, teksa përballen me frontin kryesor të flakëve, transmeton Telegrafi.


Disa banorë të zonës janë udhëzuar të gjejnë vendstrehime të tjera të mundshme, pasi evakuimi në këtë moment është shumë i rrezikshëm. Së fundi, moti në juglindje të Australisë ka qenë tejet i nxehtë për periudhën aktuale të vitit.

Zjarri i fuqishëm thuhet të ketë prekur mbi 2,500 hektarë toke. Më shumë se 70 zjarrfikëse janë dërguar përgjatë rrugëve, në përpjekje për të ruajtur të paprekur distancën mes zonës së shkurreve dhe shtëpive të banuara, ndërsa helikopterët po hedhin ujë nga ajri. /Telegrafi/

Top Channel

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori