Në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është diskutuar lidhur me privatësinë në internet, Facebook dhe rreziqet nga përdorimi i tyre.
Bardha Ahmeti nga organizata jo qeveritare “LENS”, ka thënë se Kosova është e rrezikuar nga keqpërdorimi i informatave, pasi që siç ka thënë ajo, në trendët e tanishme asgjë nuk ka siguri.
“U përmenden shumë elemente të mbrojtjes së privatësisë, por mundësi reale në trendët që po jetojmë, në një formë apo tjetrën, të dhënat tona kanë me u përdor. Për aq kohë sa të dhënat tona përpunohen në mënyrë të sigurt dhe duke i respektuar parimet e përpunimit të të dhënave, pra nuk ndahen me palët e treta që ne nuk duam t’i ndajmë ato të dhëna, ne jemi në rregull”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se Kosova është e papërgatitur sa i përket mbrojtjes së të dhënave, pasi mungon edukimi digjital dhe mundësia për të reaguar.
“Në Kosovë, ne jemi të mbrojtur por edhe të rrezikuar prej injorancës… për shkak se kompanitë dhe njerëzit që munden me përfitu prej të dhënave dhe profilizimit… ende nuk e kanë të qartë nivelin e grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave. Në të njëjtën kohë jemi të rrezikuar prej kësaj, sepse jemi jashtëzakonisht të papërgatitur, duke filluar prej edukimit digjital, mundësisë për të reaguar”, ka thënë Ahmeti.
Ndër të tjera, Ahmeti ka përmendur edhe Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të cilën ka thënë se që dy vite është jo funksionale, për arsye të një problemi me amandamentim të ligjit dhe për shkak të problemit të ndikimit politik në caktim të bordeve..
Ndërkaq, Jeton Arifi – nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka thënë se Agjencisë i mungojnë pesë pozita udhëheqëse që nga viti 2016, por ka theksuar se është menaxhuar nga një Këshill i Agjencisë.
“Nuk jam dakrod që agjencia është jo funksionale. Me OJQ-të kemi bashkëpunim shumë të mirë. Vetëm në një segment të inspektimit sepse që nga korriku i vitit 2016, agjencisë i mungojnë pesë pozita, pasi që agjencia është menaxhuar nga një Këshill i Agjencisë, anëtaret e secilës kanë qenë pesë mbikëqyrës të cilëve iu ka skaduar mandati. Shumë shpejt, në maj të këtij viti do të hyjë në fuqi rregullorja e përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe ne e kemi traspozuar në tërësi përmbajtjen e kësaj rregulloreje brenda projektligjit të ri”, tha ai.
“Mos emërimi i një komisioneri në vend të pesë anëtarëve të këshillit që ka qenë model i mëparshëm është peng i kësaj procedure të miratimit të ligjit”, tha Arifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje