LAJMI I FUNDIT:

Barcelona përgatit shitjen e Umtitit

Barcelona përgatit shitjen e Umtitit
Samuel Umtiti (Getty Images)

Barcelona thuhet se është gati të pranojë shitjen e mbrojtësit francez, Samul Umtiti, gjatë kësaj vere.

Manchester United është afër arritjes së një marrëveshjeje për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Umtiti nuk e ka konfirmuar nëse planifikon të qëndrojë në Camp Nou përtej fundit të këtij sezoni.


Por, tani klubi katalunas me sa duket i ka dhënë atij dritën jeshile për të lëvizur drejt një largimi.

Umtiti e ka ulur paksa nivelin e tij në ndeshjet e fundit (Getty Images)

Kjo pasi ata nuk kanë asnjë nxitim të menjëhershëm që ta lidhin Umtitin me një marrëveshje të re.

Menaxher i Unitedit, Jose Mourinho është një tifoz i madh i reprezentuesit francez dhe e sheh atë si një shtesë ideale në skuadrën e tij.

Umtiti ka një klauzolë largimi nga Barcelona prej 60 milionë eurosh dhe kjo shifër nuk do të përbënte problem për Unitedin.

Në garë për mbrojtësin francez thuhet se janë edhe Chelsea dhe Real Madridi. /Telegrafi/