LAJMI I FUNDIT:

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja meritojnë notën 1 në matematikë dhe politikë”

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja meritojnë notën 1 në matematikë dhe politikë”

Fraksioni demokratik i OBRM-PDUKM-së në konferencë shtypi vlerëson se lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe deputetët e opozitës meritojnë notën 1 në matematikë dhe politikë.

Sipas tyre, Mickoski arriti të vërtetojë se si 1+1 bëjnë 0, duke shtuar se për disa muaj, numri i deputetëve të ndryshojë nga 51 në 41, respektivisht 40, pasi që kaq deputetë votuan kundër Qeverisë Zaev.

Ky fraksion thekson se partia nuk guxon të luftojë në beteja të huaja, por të luftojë në betejën për pastrimin e radhëve të saj. /Telegrafi/