Shkodrani Ndre Mjeda (1866-1937), është një nga emrat më të shquar të letrave shqipe. Ka qenë prift, gjuhëtar, poet lirik dhe deputet shqiptar. Antropologu i parë shqiptar, Jakov Milaj (autor i veprës “Raca Shqiptare”), për të ka thënë se është “nji ndër letrarët ma të mëdhaj qi ka qitun Shqipnija”.
Vepra e Mjedës është studiuar nga shumë studiues të njohur shqiptar. Njëri ndër ta ishte edhe shkodrani Kolë Ashta (1920-1998), për të cilin studiuesi Gjovalin Shkurtaj ka thënë: “Kolë Ashta ka qënë një nga dijetarët e mëdhenj të Shkodrës, intelektual me formim të thellë e vizion të gjerë perëndimor, që dijet e tij të shumta i vuri në shërbim të ndriçimit të pikërisht atyre anëve të historisë së gjuhës shqipe që ishin më të errëta”!
Mjeda më 1917 në Vjenë boton për herë të parë veprën “Juvenilia”, një përmbledhje me poezitë, dhe poemat e shkruara në rininë e tij, siç tregon në një mënyrë edhe titulli. Libri kishte 79 faqe, me këto poezi: “Vaji i bylbylit”, “I tretuni”, “Andrra e jetës”, “I mbetuni”, “Shtegtari”, “Vorri i Skanderbegut”, “Mahmud Pasha në Mal të Zi”, “Mustaf Pasha në Babune”, “Malli për atdhe”, “Giuha shqype”, “Préndvéra”, “Vera”, “Vjeshta”, “Vaji i dallëndyshes”, “Vllavrasi”, “Të vorruemit Sir John Moore”, “Mbreti Tules”, “Dimni”.
Sipas veprës “Rrimari i Mjedës”, studim ky i profesorit Kolë Ashta, “Juvenilia” e Ndre Mjedës – një libërth që lexohet shumë shpejtë – i ka hiç më pak 5,000 fjalë! Ky fakt i veçantë tregon jo vetëm vlerën e Mjedës po edhe pasurinë e gjuhës shqipe, sidomos në raport me sot ku diskursi i komunikimit të përditshëm është reduktuar në qindra fjalë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Rishikimi i dekadave të fundit të Mikelanxhelos
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Jeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
KËNGA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës