LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi i Zaevit, për lëndën “Ryshfeti”

Vazhdon gjykimi i Zaevit, për lëndën “Ryshfeti”

Në Gjykatën Penale duhet të mbahet seanca e radhës për lëndën “Ryshfeti”, ku i akuzuar është Kryeministri Zoran Zaev, atëbotë kryetar i komunës së Strumicës.

Në seancën paraprake që zgjati gjashtë orë e gjysmë, u dëgjua dëshmia e afaristit Ivan Nikollov Saçevaliev, nga Strumica.

Ai tha para gjyqit se video materiali që qarkullon në media nuk është i plotë, dhe se e ka nxitur Zaevin ta thotë atë që dëgjohet në video, pasi që i është vënë pajisja për inçizim.


Saçevaliev kishte deklaruar se Zaevi i kishte kërkuar para për blerje të një toke ndërtimore, por më vonë deklaroi se nuk ka dhënë asnjë euro për familjen Zaev./Telegrafi/