Kosova mund të paraqesë prapë devijim në frekuencat e rrjetit të energjisë në Evropë, sikurse në muajin mars, kur kishte ngadalësuar orët evropiane për gjashtë minuta në pjesën më të madhe të kontinentit.
Sipas Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO), rënia e frekuencës kishte ndikuar në ato orë elektrike (në pajisjet shtëpiake) që drejtohen nga frekuenca e sistemit energjetik dhe jo nga një kristal kuarci.
Devijimi i frekuencave kishte ndodhur si pasojë e rrjetit dhe shpenzimit të energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës dhe mospagesa e faturave atje.
Bashkimi Evropian ka kërkuar që çështja të zgjidhet, duke e përfshirë edhe Serbinë si palë e bisedimeve në Bruksel.
Për problemet energjetike në pjesën veriore të Kosovës ekziston një marrëveshje në mes Prishtinës dhe Beogradit, e arritur në Bruksel në vitin 2013.
Por, kjo marrëveshje asnjëherë nuk është zbatuar për shkak se në bazë të marrëveshjes, kusht për Serbinë është regjistrimi i një kompanie serbe për furnizim me energji elektrike.
Mosregjistrimi i kësaj kompanie në institucionet e Kosovës, po e pamundëson edhe anëtarësimin e Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) në Rrjetin Evropian të Transmisionit.
Zëvendësi i kryeshefit ekzekutiv për operim në KOSTT, Kadri Kadriu tha për Radion Evropa e Lirë se pala serbe nuk i ka plotësuar kushtet për regjistrimin e operatorit në veri të Kosovës, sipas marrëveshjes së Brukselit.
“Ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, apo kanë dështuar ta bëjnë sepse kanë aplikuar zakonisht duke shkelur marrëveshjen e Brukselit. Dhe si të tillë, institucionet tona, sa kemi ne informata si KOSTT, nuk e kanë pranuar, prandaj marrëveshja jonë ka mbetur pezull mbi dy vjet pa u zbatuar”, thekson Kadriu.
Kërkesa për zbatim të kësaj marrëveshjeje pritet që të jetë një nga pikat e para në bisedimet e ardhshme që zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thotë Avni Arifi kordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.
Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë se në takimin e radhës në Bruksel do të insistojë që marrëveshja të zbatohet, pasi që sipas tij, nga moszbatimi i marrëveshjes, i humb kuptimi edhe dialogut.
“Kjo marrëveshje nuk ka çka të ngritet sepse është e ngritur. Por, duhet të zbatohet. Pala serbe duhet të ndalë bojkotin, duhet të ndalë tërësisht një politikë të gabuar, kur është në pyetje Marrëveshja për energjinë”, tha Arifi.
Ndryshe, nga moszbatimi i Marrëveshjes për energji, operatori serb EMS (Rrjeti Energjetik i Serbisë) vazhdon të ketë përfitime milionëshe nga alokimi i kapaciteteve të linjave kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, ku konkretisht për vitin 2017, në mënyrë të kundërligjshme EMS ka inkasuar 9.6 milionë euro.
Banorët e katër komunave në veri të Kosovës, që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike, kurse këto borxhe, deri në një milion euro në muaj, deri në fund të vitit të kaluar u janë faturuar qytetarëve nga viset tjera të Kosovës.
Ndërkohë, një vendim i Gjykatës së Apelit, i ka dhënë fund praktikës që konsumatorët e pjesëve tjera të Kosovës të paguajnë energjinë për banorët serbë në veri të vendit, të cilët nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe për këtë, institucionet energjetike nuk kanë qasje në atë pjesë.
Kështu që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), po ballafaqohet me mungesë të mjeteve financiare për të mbuluar këto humbje dhe për këtë kanë informuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës, ndërkaq për muajin mars kishte ndarë një milion euro për të shmangur problemet, por që një shumë e tillë, për atë pjesë nevojitet për çdo muaj për të mbuluar shpenzimet e energjisë.
Kadri Kadriu thotë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës mjete shtesë, për ndryshe problemi do përsëritet.
“Ne kemi informuar të gjitha institucionet se furnizimi do të vazhdojë, pasi KOSTT nuk ka qasje dhe as nuk mund të bëjë ç’kyçje selektive sepse nuk është furnizues. Por, energjia do të hiqet nga sistemi interkonektiv, i cili nuk është një element i mirë për KOSTT-in dhe do të shkaktojë problemeve karshi kompanive të transmisionit të energjisë të rajoneve dhe evropiane”, tha Kadriu.
Sipas të dhënave zyrtare, prej 8 deri në 10 milionë euro në vit, apo nëse llogaritet që nga përfundimi i luftës, janë mbi 140 milionë euro, që qytetarët e këtyre pjesëve kanë shpenzuar, kurse këtë vlerë e kanë paguar konsumatorët e pjesëve tjera të Kosovë. /REL /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A