LAJMI I FUNDIT:

Ivanov për vizitë pune në Republikën e Turqisë

Ivanov për vizitë pune në Republikën e Turqisë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, është për vizitë pune në Turqi, me rastin e samitit të 21 ekonomik Euroazatik, ku do të mbahet në Stamboll.

Ivanov parashihet që të ketë fjalim në hapjes solemne, si dhe në sesionin presidencial të Samitit të 21 ekonomik euroaziatik me temën “Dilemat në shekullin tonë: Teknologjia përballë politikës”, citon Telegrafi Maqedoni.

Organizator i forumit ekonomik euroaziatik është fondacioni Marmara, grupet politike, ekonomike dhe hulumtimet shoqërore, qëllimi i së cilës është përmirësimi i marrëdhënieve të BE-së me vendet e Azisë dhe Lindjen e Afërt. Fondacioni është i kyçur fuqishëm në në forcimin e kulturës së dialogut, bashkëpunimit të ekonomisë dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal për shfrytëzimin e suksesshëm të mundësive çka i ofron procesi i globalizimit.


Në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Maqedonisë, kryetari Ivanov do të ketë takim edhe me Lidhjen e odave ekonomike në Republikën e Maqedonisë dhe me afaristët turq, i cili do të ketë takim edhe me kryetari e Lidhjes së odave ekonomike dhe bursave në Republikën e Turqisë, Rifat Hisarxhiklioglu./Telegrafi/