LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se Kosova është krenare me bazën e vet kushtetuese

Haradinaj thotë se Kosova është krenare me bazën e vet kushtetuese

Në pritjen e organizuar nga Ministria e Drejtësisë për nder të shënimit të 10-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova si vend i ri është krenare me bazën e vet kushtetuese.

Haradinaj tha se është krenar me bazën e re kushtetuese të kësaj kohe, duke thënë se shqiptarët kanë traditë të normave e të kodeve dhe i takojnë popujve më të hershëm që kanë pasur norma e kode me të cilat e kanë rregulluar jetën e vet, disa prej të cilave kanë bërë bujë në botë në kohën e vet.

“Duke qenë kështu, shqiptarët kanë pasur norma e kode ekuivalent me normat e kodet e avancuara të popujve të përparuar nëpër shekuj, nëpër mijëvjeçar. Kjo është e vërteta e jetës sonë. Ata që janë studiues të shkencës, të drejtësisë, të ligjit, kushtetueshmërisë, e dinë këtë”, tha kryeministri Haradinaj.


Por, ajo që është karakteristikë për kushtetutën tonë të re, e të cilin e theksoi kryeministri, është se ajo ka fuzionuar standardet më të larta të kushtetutave të sotme, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që në disa vende ende janë tabu, pastaj integrimin dhe respektimin e komuniteteve.

“Unë mendoj se është niveli më i avancuar në botë dhe këtë e them me plotë guxim. E di se bota është e madhe, por nuk e di një vend tjetër në botë që i ka dhënë pozita kaq të garantuara, me kaq privilegje komuniteteve etnike që jetojnë në vend. Duke qenë kështu, vërtet ne sot ne jemi ndër popujt e kontinentit tonë, por edhe të botës që kemi Kushtetutën më të avancuar me plot të drejta që u dedikohen edhe kategorive të margjinalizuara”, tha Haradinaj.

Duke uruar të pranishmit e shumtë për Ditën e Kushtetutës, kryeministri Haradinaj tha se do të kishte dëshirë që edhe Kosova ta kishte një Kushtetutë sikur ajo e Amerikës që ka pak nene, që i dinë gjithë, e që nuk ndërron, por Kosova është bërë shtet së voni.

Në shënimin e 10-vjetorit të Kushtetutës, ishin të pranishëm presidenti Hashim Thaçi, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama, ministra të kabinetit qeveritar, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, deputetë, e shumë personalitete të tjera në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori