LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Prirja e vdekjeve të foshnjeve në Maqedoni është në rënie

Ministria e Shëndetësisë: Prirja e vdekjeve të foshnjeve në Maqedoni është në rënie

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për raportimet se 35 foshnje kanë vdekur në Klinikën për gjinekologji në Shkup.

Sipas tyre, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në këtë klinikë kanë lindur gjithsej 1155 foshnje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër, 144 kanë lindur para kohe dhe janë trajtuar në repartin për mbikëqyrje intensive, mirëpo 35 foshnje kanë vdekur.


Ministria bën të ditur se nga këto 35 të vdekur, vetëm një foshnje ka lindur në kohën e pritshme, por ka patur probleme mjekësore me organet në nivel të pamundësisë për t’i shëruar.

Për tre muaj kanë vdekur 35 foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit
Lexo po ashtu Për tre muaj kanë vdekur 35 foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit

80% e bebeve të vdekura kanë patur organe të pazhvilluara në mënyrë ekstreme dhe për shkak të peshës jashtëzakonisht të ulët të lindjes.

Ministria sqaron se prirja e vdekshmërisë së foshnjeve është në rënie e sipër, krahasuar me vitin 2016, kur në çerekun e parë të vitit kishte 38 vdekje, pastaj 41 vdekje në çerekun e parë të vitit 2017. /Telegrafi/