Çështjet buxhetore, çështjet pronësore që ndërlidhen me tokat dhe ato që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit, janë temat kryesore për të cilat Qeveria dhe Komunat duhet bashkëpunuar.
Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, në fjalën e tij hyrëse, në takimin e parë me kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.
Ky takim është cilësuar si hap i parë drejt ndërtimit të platformës së përhershme të konsultimit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit në Forumin Konsultativ Qeveri – Komuna.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ky është një fillim i mirë i zhvillimit të një konsulte të vazhdueshme pra një Këshilli Konsultativ të vazhdueshëm Qeveri-Komuna, pasi kryetarët e Komunave janë në komunikim direkt me qytetarët të cilët presin prej tyre, dhe puna e tyre është shumë e vështirë pasi që pritjet dhe nevojat janë të mëdha, ndërsa mundësitë janë të kufizuara.
Duke përmendur disa prej çështjeve dhe temave me të cilat ballafaqohen komunat e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se problemet janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato buxhetore për të cilat tha se duhet krijuar një marrëdhënie e re e tejkalimit të sfidave të rënda në disa komuna.
“Mundësitë që ekzistojnë duhet zbatuar dhe jo të humben për shkak të mungesës së komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet nivelit nacional dhe atij lokal. Takimi i sotëm është një nismë e nevojshme për të vendosur këtë partneritet, në të mirë të qytetarëve”, tha Haradinaj.
Dhënia e pronave në shfrytëzim për Komunat është një tjetër hap drejt zhvillimit ekonomik, vlerësoi Haradinaj, duke përmendur edhe luftën kundër korrupsionit, për të cilën tha se është interes i Kosovës dhe i bashkësisë ndërkombëtare, në procesin e Reformave Evropiane dhe çështjen më të ndjeshme të vendit tonë, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.
Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Ministria e Financave është në dispozicion të komunave, çdoherë kur ato kanë nevojë për alokime, rialokime dhe për aprovim të të hyrave shtesë.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu vlerësoi lartë organizimin e këtij takimi, duke thënë se pushteti lokal ka disa probleme të cilat pa kontakte dhe pa mirëkuptim me qeverinë nuk mund të tejkalohen.
Në takimin e sotëm, i pari i këtij lloji ishin ftuar të gjithë Kryetarët e Komunave në Kosovë, me qëllim të ndërtimit të një agjende të përbashkët bashkëpunuese, për të çuar përpara projektet e rëndësishme që kanë relacion me nivelin qendror. Në diskutimin e sotëm Kryetarët e Komunave shpalosen të arriturat, problemet dhe planet kapitale për komunat që ata drejtojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje