LAJMI I FUNDIT:

Të enjten jepet çmimi për romanin më të mirë në Maqedoni, për vitin 2017

Të enjten jepet çmimi për romanin më të mirë në Maqedoni, për vitin 2017
Foto: Ilustrim

Këtë të enjte, në hamamin e Daut Pashës në Shkup, do të bëhet dhënia e çmimit vjetor për romanin më të mirë të vitit, “Romani i vitit”, për 2017-tën.

Laureat i sivjetëm është romani “Odbrojuvanje” (Numërimi), me autore Frosina Parmokavska.

Kjo është hera e 19-të që jepet ky çmim, dhe është dhënë nga gazeta “Utrinski Vesnik”, por pas shuarjes së saj, dhënien e çmimit e ka marrë përsipër Fondacioni për përparimin dhe promovimin e vlerave kulturore “Sllavko Janevski”.


Çmimi përmban para prej 150 mijë denarësh (mbi 2000 euro), plaketë dhe një statujë të vogël. Çmimi mbështetet nga Ministria për Kulturë, si projekt i interesit kombëtar./Telegrafi/