LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj kanë vdekur 35 foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit

Për tre muaj kanë vdekur 35 foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit

Më shumë se 35 të sapolindur vdiqën vetëm për tre muaj në Klinikën për Gjinekologji, me çka është një numër alarmante që frikësoi prindërit dhe punonjësit e klinikës, informojnë nga portali “Fokus”.

‘Sipas dokumenteve që kemi, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, domethënë gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, numri i foshnjave të vdekur që më parë kanë kryer kujdesin intensiv është më shumë se 35, që do të thotë se këtë vit Gjinekologjia ka pasur statistika të zeza” thuhet në raportimin e Fokus.


Dokumentet gjithashtu rendisin shkaqet më të zakonshme të vdekjeve të foshnjave, ku 10 të sapolindur vdiqën nga 22 deri në 25 javë të shtatzënisë, të cilat raportohet të jenë jashtëzakonisht të papjekura, pastaj 11 foshnja vdiqën për shkak të peshës së lindjes shumë të ulët dhe disa vdiqën për shkak të mushkërive të papjekura dhe sepsa.

Në tre vitet e fundit, Klinika Gjinekologjike ka pasur një sërë skandalesh dhe njëra prej tyre është rritja e vdekshmërisë foshnjore, e cila çdo vit arrin një shifër prej mbi 200 foshnje të vdekur. Shifra të tilla të tmerrshme fillojnë nga 2016, ku 184 të sapolindur vdiqën në klinikë, që është dy herë më shumë, në krahasim me vitin 2015.

Nga Klinika konfirmojnë informacionin e “Focus”, ndërsa mësojmë se vetëm 2.6 për qind e vdekshmëria është zvogëluar, për dallim nga viti i kaluar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dy muaj më parë, paraqiti në qeveri masat për të ulur vdekshmërinë foshnjore.

“Mungesa e kujdesit joadekuat dhe në të njëjtën kohë mungesën e shëndetit të nënave është shkaktari kryesor i vdekjes së tyre, dhe përqindja më e lartë e foshnjave të vdekura është për shkak të peshës së tyre të ulët të lindjes dhe lindjes së parakohshme. Në masat afatshkurta janë bër udhëzime të përgatitura për situata të rrezikut, monitorimi gjatë shtatzënisë, si dhe udhëzime klinike për trajtimin në sepsa, probleme me koagulimit të gjakut gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes, udhëzimet për trajtimin e presionit të ngritur në nënën e kombinuar me nivele të larta të proteinave në gjak”, potencoi Filipçe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori