LAJMI I FUNDIT:

Rizzoli: VAR-i ka bërë 16-18 gabime deri më tani në Serie A

Rizzoli: VAR-i ka bërë 16-18 gabime deri më tani në Serie A
Nicola Rizzoli (Getty Images)

Video Asistent Referees i njohur ndryshe si VAR ka bërë gabime 16-18 në Serie A këtë sezon, ka thënë deleguesi i gjyqtarëve italianë, Nicola Rizzoli.

VAR u prezantua në kampionatin elitar të futbollit italian në fillim të këtij sezoni, por teknologjia ka shkaktuar vetëm konfuzion kur është konsultuar dhe sipas shumë skuadrave ka pasur gabime.


I këtij mendimi është edhe deleguesi i gjyqtarëve në Serie A, Rizzoli, i cili ka thënë se deri më tani janë bërë 16-18 gabime në kampionatin italian.

Zyrtare: VAR do të përdoret edhe në Botërorin e vitit 2018
Lexo po ashtu Zyrtare: VAR do të përdoret edhe në Botërorin e vitit 2018

“Duke mos përjashtuar asnjë ndeshje, [VAR] ka bërë 16-18 gabime gjatë gjithë sezonit në Serie A”, ka thënë fillimisht Rizzoli për Sky Sport Italia.

“Teknologjia nuk ju bën të imunizuar ndaj gabimeve, është e pamundur. Qëllimi është zvogëlimi i numrit të gabimeve”.

Nicola Rizzoli – Finalja e Ligës së Kampionëve 2013 (Getty Images)

“Ne po ndjekim një protokoll shumë strikt ndërkombëtar, i cili është që të eliminojë sa më shumë të jetë e mundur diskrecionet e incidenteve”.

Nicola Rizzoli – Finalja e Kupës së Botës 2014 (Getty Images)

“Teknologjia duhet të ndërhyjë në situata kyçe. Le të themi që gjyqtari, duke folur me VAR, thotë, ‘për mua, mbrojtësi preku topin, nuk është penallti’, ndërsa VAR i përgjigjet, ‘jo, ishit gabim, ai nuk e prek, shko dhe rishikoje atë’.

Capello: VAR-i përmirësohet me vendosjen e një trajneri pranë zyrtarëve në kabinë
Lexo po ashtu Capello: VAR-i përmirësohet me vendosjen e një trajneri pranë zyrtarëve në kabinë

“Ky është një shembull i qartë kur nevojiten shqyrtime. Duhet t’i referohemi një protokolli ndërkombëtar, një në shkallë globale”.

“Ne jemi gjithashtu të lidhur në një mënyrë që vetëm ajo që ndodh në fushë është gjykuar”, përfundoi ish-gjyqtari i njohur italian, i cili ishte për shumë vite edhe më i miri në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori