Shefat e Grupeve Parlamentare pritet të mblidhen ditën e martë, për të nisur punën rreth krijimit të komisionit hetimor për t’i ndriçuar rrethanat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars.
Organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe kritikë vendorë kanë thënë se dëbimi i tyre paraqet shkelje të të drejtave të njeriut si dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
“Shefat e Grupeve Parlamentare do të takohemi ditën e martë dhe unë pres që po të njëjtën ditë ta konstituojmë Komisionin Hetimor”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bilall Sherifi, shef i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate.
Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, beson që ky Komision do të fillojë punën këtë javë. Sipas saj Komisioni duhet të gjejë se kush ishin urdhëruesit e dëbimit të shtetasve turq.
“Besoj që gjatë kësaj jave konsolidohet komisioni edhe pastaj do ta bëjë planin e punës dhe vendosim se cilat janë organet që duhet të kontaktohen menjëherë, personat përgjegjës dhe duhet të hetohen në detaje në mënyrë që të kemi një pasqyrë pak më të qartë, sepse është e qartë që kemi pasur shkelje të ligjit, të disa ligjeve në fakt dhe të vetë Kushtetutës, por duhet parë saktë kush janë urdhërdhënësit”, ka thënë deputetja Nagavci për Radion Evropa e Lirë.
Deputeti Ilir Deda, nga Alternativa, e cila është pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se beson që përmes këtij Komisioni, do të dalin para drejtësisë personat që sipas tij kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Komisionet e tjera hetimore, asnjëherë nuk e kanë e shikuar apo nuk janë marrë me hetim të shkeljes së Kushtetutës. Kjo është hera e parë që Kosova ka komision të tillë hetimor parlamentar, i cili do t’i verifikojë hapa të cilët i kanë ndërmarrë institucionet duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe natyrisht përgjegjësit do të japin llogari në fund”, ka thënë Ilir Deda.
Përmes këtij komisioni, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kërkojnë të gjejnë nëse janë ndjekur procedurat ligjore për deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti.
“Komisioni ka për mandat ose çfarë synon të shqyrtojë ky komision është për përputhshmërinë e procedurave që janë ndjekur lidhur me rastin e arrestimit të shtetasve turq dhe nëse ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës” ka thënë deputeti Hoti.
Të gjashtë shtetasit turq u arrestuan dhe u dëbuan me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Liderët kryesorë të Kosovës, Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për një operacion të tillë dhe që të tretë kanë thënë se ishte një veprim i gabuar.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkarkuar ministrin e tij të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Inteligjencës, Driton Gashi, pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.
Ankaraja i ngarkon ata me dyshimin se janë anëtarë të organizatës Hizmet të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025