Deputetë nga lëvizja Vetëvendosje sot në një konferencë për media në dhjetëvjetorin e Kushtetutës së Kosovës folën për siç thanë ata “shkeljet që ia kanë bërë Kushtetutës zyrtarët dhe institucionet më të larta të vetë shtetit të Kosovës”.
Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja, Albulena Haxhiu tha se Kushtetuta nuk është akti më i lartë, sepse mbi të është pakoja e Ahtisaarit.
“Në dekadën e parë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk kemi se si mos t’i theksojmë pengesat e vazhdueshme të kësaj Kushtetute që ishte kompromis dhe jo shprehje e vullnetit publik e demokratik. Pra në draftimin e Kushtetutës, nuk u respektua parimi i kontraktualizmit, pra që Kushtetuta të ishte një kontratë e përbashkët, që do të shprehte vullnetin e përgjithshëm pra për shkrimin e saj do të duhej të pyetje secili! Sepse është akti më i lartë!Por në fakt në Kosovë, Kushtetuta nuk është akti më i lartë sepse mbi të e kemi pasur në vazhdimësi pakon e Ahtisaarit”, tha Haxhiu.
Ajo gjithashtu foli edhe për siç tha “pengesat, që një njërën anë dalin nga e drejta e vetos që shpesh duket si diktaturë e pakicës duke theksuar kështu se janë 10 vende të garantuara për përfaqësuesit serb të cilat pastaj pamundësojnë çfarëdo ndryshimi pozitiv, dhe në anën tjetër mungesa e të drejtës për referendum që mbyt demokracinë në vend”.
Anëtari i Kryesisë dhe deputeti, Sami Kurteshi foli për shkeljet që janë bërë Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga vetë krerët e institucioneve që nga themelimi i saj.
Kurteshi foli gjithashtu edhe për shkeljet veç e veç që ka bërë Kuvendi, Presidenti, Qeveria, Kryeministri dhe vetë Gjykata Kushtetuese.
Ai gjithashtu përmendi marrëveshjet e dëmshme që sipas tij, cenojnë rëndë rendin kushtetues e sovranitetin e shtetit, përmes marrëveshjes së Zajednicës së komunave serbe dhe marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
“Dekada e dytë, duhet të jetë angazhim shoqëror për të pasur një Kushtetutë që do të jetë shprehje e vullnetit publik e demokratik. Një Kushtetutë që na kthen sovranitetin, integritetin, ushtrinë, demokracinë, barazinë e drejtësinë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos