LAJMI I FUNDIT:

BERZH rishikon me 12 prill financimin për TAP-in

BERZH rishikon me 12 prill financimin për TAP-in

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të mbajë një mbledhje të hapur më 12 prill në projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili parashikon transportin e gazit azerbajxhanas në Evropë.

Kjo është bërë e ditur nga burime zyrtare brenda BERZH, sipas citimit të mediave azere, por ende nuk ka njoftim zyrtar.

“Ky konsultim po organizohet për të rishikuar financimin. Ne presim që Bordi i Drejtorëve i BERZH-it do të diskutojë mbi financimit që do të jepet para fundit të vitit 2018. Përveç BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) do të diskutojë edhe shpërndarjen e kredisë prej 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt 2018-së”, shkruajnë mediat azere, përcjell Monitor.


Më herët, u bë e ditur se BERZH pritet të distribuojë 500 milionë euro për projektin TAP deri në fund të vitit 2018.

“Ne presim që Bordi i Drejtorëve të BERZH-së do të diskutojë projektin para fundit të vitit 2018. Aktualisht, projekti është në fazën e duhur të strukturimit. Nuk është praktika jonë të komentojmë fazat e përgatitjes së projektit apo kohën e tyre, por mund të themi se projekti po ecën sipas planit”, tha një burim i BERZH-it për Trend.

Projekti TAP ka kaluar shqyrtimin e konceptit dhe tani është në pritje të shqyrtimit të strukturës nga BERZH. Përfituesi i huas është konsorciumi i TAP AG. Përveç BERZH, BEI do të diskutojë edhe shpërndarjen e kredisë prej 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt 2018.

TAP, me vlerë 4.5 miliardë euro, është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE-së.

Tubacioni do të lidhet me Gazsjellësin anadollian TANAP, në kufirin turko-grek, më pas do të drejtohet përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, para se të vijnë në breg, në jug të Italisë.

TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi nga ku 550 kilometra i ka Greqia, Shqipëria 215 kilometra, deti Adriatik 105 kilometra dhe Italia 8 kilometra.

Aksionerët e TAP janë të përbërë nga BP me 20 për qind, SOCAR me 20 për qind, Snam S.p.A. me 20 për qind, Fluxys me 19 për qind, Enagás me 16 për qind dhe Axpo me 5 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Kalo në kategori