LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Rikonstruimi i qeverisë do të ndodh së shpejti

Zaev: Rikonstruimi i qeverisë do të ndodh së shpejti

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, ka folur edhe për rikonstruimin e Qeverisë. Ai thotë se rikonstruimi do të ndodh së shpejti ndërsa do të pasojnë edhe emërimet e personave të shkarkuar.

“Unë kam ide mjaft të qartë se cilat zgjidhje duhet të merren. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimeve menjëherë duhet t’i pasojnë emërimet e reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur dhe forcuar shumicën parlamentare. Me rritjen e shumicës parlamentare hapet shansi për ndryshim aty ku nuk ka rezultate. Është krejtësisht logjike për mua që dikush nëse nuk mund të japë rezultate të shkarkohet ose të tërhiqet. Ndoshta këta njerëz janë më të dobishëm në pozicione tjera”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se ministrat duhet të tregojnë rezultate në dikasteret e tyre të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.


“Unë nuk i shoh njerëzit në Qeveri si njerëz nga LSDM-ja, njerëz që kanë ardhur nga fusha e ekspertëve, nga sektori civil apo nga ndonjë parti tjetër. Unë i shoh ata si njerëz që do të japin rezultate. Një kriter shtesë për mua është se sa ndikon puna e tyre për të vërejtur dallimin nga politikat e qeverisë së mëparshme, nëse puna e institucionit ka ndryshuar për mirë”, ka thënë Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori