Rreth 70 kompani nga Serbia do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, që do të mbahet prej 18 deri më 21 prill në Prishtinë.
Këto kompani serbe kanë njoftuar pjesëmarrjen në panair, ku pritet që të marrin pjesë gjithsej 170 kompani nga vendi, rajoni dhe bota.
Pjesëmarrja e madhe e kompanive nga Serbia ka shkaktuar pakënaqësi tek kompanitë vendore vitin që shkoi duke mos marr pjesë fare në panair. Interesimi i madh për pjesëmarrje në panair tregon se tregu i Kosovës vazhdon të jetë i mbushur me mallra nga Serbia.
Importi i produkteve nga Serbia, sipas të dhënave zyrtare është në rritje nga viti në vit.
Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 400 milionë euro në vit produkte të ndryshme që importohen nga Serbia, duke u bërë kështu importuesi më i madh në Kosovë. Ndërsa, eksportet e Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë arrijnë vlerën e jo më shumë se 35 milionë euro.
Por kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se duhet ndarë politikën nga ekonomia dhe se ky është panair ndërkombëtar që nuk mund të kufizojë asnjë kompani, qoftë edhe ajo nga Serbia.
Ai tha se në këtë panair do të marrin pjesë kompani edhe nga Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, por nga vendet tjera të rajonit.
“Si Odë Ekonomike dëshirojmë të ndajmë politikën dhe ekonominë dhe ekonomia të jetë ajo që do t’i shtyjë proceset e Ballkanit Perëndimor në rrugën e duhur. Ne i kemi pasur edhe panairin e fundit probleme të tilla të disa pseudopatriotëve që janë në gjendje çdo gjë të Kosovës me shitë , kinse nuk marrin pjesë se ka kompani nga Serbia, mirëpo e vërteta është se ky është një panair ndërkombëtar, një panair që nuk mund të kufizohet, sepse jemi në ekonomi të tregut, në ekonomi të lirë”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu tregoi se panairi ndërkombëtar në Kosovë do të fillojë me 18 prill dhe do të zgjas 3 ditë, ku do të marrin pjesë mbi 170 kompani nga vendi, rajoni dhe bota me një natyre multi-sektoriale.
Sipas tij panairi do të jetë arenë edhe për promovimin e shumë produkteve të kompanive vendore jashtë vendit.
Sipas Gërxhaliut bizneset kanë treguar më shumë sukses se sa politika gjë që e bën të ndihet krenar me bizneset gjate rrugëtimit integrues në shtetet evropiane.
“Përveç shumë vendeve të rajonit edhe kompanitë vendore kanë shpreh interesim për të promovuar vlerat e produkteve të tyre, vlerat e shërbimeve të tyre që e dëshmon edhe një fakt tjetër që do të pranohet me krenari që bizneset në Kosovë kanë bërë hapa shumë më të avancuar se sa politika dhe vërtet mund të krenohem me rrugën e tyre integruese në familjen evropiane”, tha Gërxhaliu për KosovaPress.
Ai madje thekson se panairi dhe bashkëpunimi ekonomik duhet të mekanizëm i përafrimit të interesave dhe jetë lobuesi më i madh dhe më i fuqishëm i minimizimit të tensioneve politike.
Gërxhaliu ka kritikuar vendosjen e tarifave rrugore në Rrugën e Kombit nga ana e shtetit shqiptar pasi që me këtë sipas tij po u hapet një perspektivë e re kompanive nga Maqedonia, Mali i Zi dhe në veçanti kompanive nga Serbia, e cila ka një kapacitet të madh të prodhimeve që mund të jetë sfiduese.
Ndryshe, edhe në panairin e vitit të kaluar kanë qenë pjesëmarrës një numër i madh i bizneseve nga Serbia, për çka patën bojkotuar disa kompani kosovare pjesëmarrjen në këtë panair.
Njëri nga ta është edhe Burim Piraj që drejton Fabrikën e Mishit “Meka”.
Piraj tha se edhe sivjet nuk do të marrin pjesë në këtë panair pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së bizneseve nga Serbia.
“Serbia na injoron neve, nuk na njeh aspak, nuk na lejon as në transitin e produkteve, duke kërkuar prej nesh që ne të bëjmë aplikim si firma serbe. Unë nuk e kam të qartë kur firmat tona duan të marrin pjesë në panaire ata nuk na lejojnë e si është e mundur që ne po i lejojnë. Mua po më intereson se kur kanë aplikuar që të marrin pjesë në panair, aplikimin e kanë bërë në ‘Kosovë e Metohi’ apo në Republikën e Kosovës. Patjetër që nuk do të marr pjesë, vitin e kaluar jemi tërhequr kurse këtë vit nuk do të marrim pjesë fare”, tha Piraj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët