LAJMI I FUNDIT:

Në UBT u mbajt konferenca “Roli i klubit zviceran të shtypit dhe mediave në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”

Në UBT u mbajt konferenca “Roli i klubit zviceran të shtypit dhe mediave në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”

UBT dhe Shoqata Franko-Shqiptare, me seli në Zvicër, u bënë bashkë për të trajtuar aspekte dhe çështje të ndryshme mediale e politike, në kuadër të konferencës “Roli i klubit zviceran të shtypit dhe medieve në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”, që u mbajt në kampusin e UBT-së, në Prishtinë.

Në hapje të kësaj konference, dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, prof. dr Ferid Selimi, tha se konferencat e tilla janë një mundësi unike për studentët që të mësojnë nga përvojat e vendeve tjera në fushën e medias dhe politikës.

Duke folur për ndikimin e mediave dhe politikës në jetën e përditshme të secilit qytetar, dekani i Fakultetit të Shkencave Politike, prof. dr Arian Starova, e konsideroi një përvojë të vlefshme ndarjen e përvojave me studentët, teksa i inkurajoi këta të fundit që të tregohen të zëshëm në profesionet që kanë zgjedhur dhe të ndikojnë pozitivisht në ndryshimet shoqërore.


Në anën tjetër, sipas kryetarit të Shoqatës së Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, është qenësore që gjeneratat e reja të marrin përvoja nga ata që kanë kaluar nëpër procese të ngjashme dhe që të njëjtat të shfrytëzohen në përmirësimin e nivelit akademik dhe jetësor.

Në këtë konferencë nuk munguan as përfaqësues institucionesh, me ç’rast e pranishme ishte zv.ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, e cila i inkurajoi studentët që të bëhen forca e ndryshimit që i shtynë institucionet drejt marrjes së vendimeve të duhura.

Fokusi i kësaj konference ishte tek ligjërata tematike më titull: ““Roli i klubit zviceran të shtypit dhe mediave në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”, e trajtuar nga ish-gazetari dhe deputeti në parlamentin e Gjenevës, Guy Mettan.

Ai tha se mediat janë faktor tejet i rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e demokracisë së një shteti, dhe për më tepër, sipas tij, kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik dhe në rrjedhën politike të ngjarjeve.

“Mediat kanë rol kyç në krijimin e të gjitha llojeve të politikave dhe të njëjtat mund të sjellin ndryshime që ndikojnë në mënyrën e jetesës së secilit qytetar”.
Mettan shpërfaqi edhe problemet me të cilat ai konsideron që po përballen mediat botërore aktualisht.

“Kriza mediatike po vërehet në çdo vend. Numri i gazetave të shtypura po bie në mënyrë drastike, konkurrenca me rrjetet sociale po ndikon në zbehjen e rolit të mediave dhe shtimi i lajmeve të rreme, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në zvogëlimin e hapësirës mediale”, sqaroi ai.

Për studentët, Mettan tregoi edhe organizimin e sistemit politik në Zvicër, teksa trajtoi edhe formën se si zgjidhën problemet dhe se si merren vendimet madhore që e prekin jetën e qytetarëve.

Tema ngjalli interesim të madh ndër studentë, të cilët parashtruan pyetje që kishin të bënin me ndikimin e njerëzve me prejardhje shqiptare në mediat franceze, pastaj pyetën edhe për çështjen e ndikimit të ndërsjellë ndërmjet mediave dhe politikës dhe ndërhyrjen në agjendat e njëra-tjetrës, si dhe për profesionalizmin dhe pavarësinë e mediave të mëdha zvicerane dhe atyre botërore./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori