LAJMI I FUNDIT:

Seksi pas lindjes: Simptomat fizike mund të zgjasin me vite të tëra

Seksi pas lindjes: Simptomat fizike mund të zgjasin me vite të tëra

Të lindurit bebe është një ngjarje e rëndësishme e cila e ndryshon krejtësisht jetën dhe trupin e një gruaje.

Pas nëntë muajve shtatzënë, faza pas lindjes fillon me ushqimin të bebes përmes gjirit, si dhe me shumë net pa gjumë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha organet riprodhuese, duke përfshirë gjinjtë, transformohen sepse përgatiten për lindjen e bebes.


Trupi iu nënshtrohet disa ndryshimeve të mëdha, ndonjëherë edhe traumatike, kur përgatitet për lindje.

Edhe vetë lindja mund të zgjas për disa ditë, gjë e cila rezulton në prerje cezariane, shkakton çarje, prerje, etj.

Por edhe kur bebet lindin e rriten, bëhen fëmijë e tinejxherë, efektet e të lindurit fëmijë ndonjëherë nuk largohen kurrë nga disa gra.

Një ueb sajt ka treguar historitë e disa grave të anketuara, ku kanë rrëfyer pasojat afatgjate fizike të lindjes.

“Trupi im asnjëherë nuk do të jetë më i njëjtë” – citohet të ketë thënë njëra nga to.

Në anketimin me 1,224 gra të cilat kishin lindur fëmijë mes viteve 2013 – 2016, nënat kishin zbuluar se kishin vuajtur nga probleme të ndryshme për disa javë, muaj dhe viteve pas lindjes.

Më shumë se 60% prej tyre kishin rrëfyer se seksi nuk kishte qenë komod për disa vite pasi kishin lindur fëmijë.

42 për qind kishin thënë se kanë vuajtur nga problemet e pelvikut për disa muaj.

Edhe doktorët tregojnë se dhimbja gjatë seksit dhe stresi janë simptoma normale të periudhës së paslindjes, prandaj gratë duhet paraprakisht të përgatiten për simptoma të tilla. /Telegrafi/