Përveçse një divë në skenën shqiptare, Tefta Tashko Koço përfaqësonte edhe modelin e gruas të emancipuar.
Të gjithë e kujtojnë me nostalgji “Kur më vjen burri nga stani”, apo pllakat e gramafonit me zërin e saj që bënë të njohur shpirtin muzikor të shqiptarëve, krahas kompozitorëve të mëdhenj botërorë që ajo interpretoi.
Mbesa e saj, sopranoja Teuta Koço, sjell një pjesë të repertorit të Teftës në ditëlindjen e 75-të të dirigjentit dhe muzikologut Eno Koço, në një koncert brezash, në 6 prill.
“Është kënaqësi e madhe që kam këtu djalin, vajzën dhe mbesën dhe nipin”, shprehet Koço.
Në këtë koncert do të këndojë edhe Anna, vajza e Teutës, e cila po ndjek rrugën e muzikës si pinjollët e familjes Koço.
“Ndihem më rehat kur këndoj me gjyshin sesa të këndoj me dikë tjetër që nuk e njoh. Më pëlqen më shumë”, thotë Anna.
Ndërsa, sopranoja Teuta Koço, thekson: “Kam emocion dhe presion që të mos ul standardin e këngëve aq të njohura të gjyshes”.
Po ashtu, violinisti Gent Koço ka një dhuratë të veçantë për të atin: “Do të luaj një pjesë të Ravellit, një nga më të preferuarat e babait tim”.
Kjo mbrëmje muzikore brezash do të mbahet të premten, në Universitetin e Arteve. /Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit
Disa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme
Jeta në komunizmin shqiptar
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Makthi që është realitet
Rrëfimi i Bekim Fehmiut, pas mbarimit të xhirimeve të serialit ‘Odisea’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?