Prishtina, Obiliqi Fushë Kosova dhe Komunat e Vushtrrisë dhe Mitrovicas, janë komunat me ndotjen më të madhe të ajrit. Kështu tha ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në një ligjëratë me temën: “Cilësia e Ajrit, sfidat dhe veprimet”, para studentëve të RIT Kosovo (A.U.K).
Ajo ka treguar edhe për shkaqet që e ndotin ajrin në vend.
“Ne si shtet nuk jemi vend shumë i zhvilluar në aspektin industrial, prandaj ne duhet të menaxhojmë dhe monitorojmë me industritë dhe fabrikat të cilat funksionojnë në vendin tonë. Në vendin tonë është një problem me komunikacionin dhe importimin e makinave, problematika tjetër është cilësia e karburanteve. Ky problem duhet të zgjidhet në bashkëpunim me ministritë tjera për të ulë ndotjen e ajrit në vend”, tha Reshitaj.
Në Kosovë sipas Reshitaj, në regjionin e Prishtinës paraqitet ndotja më e madhe ajrit.
“Në gjithë regjionin e Kosovës, problemet më të mëdha me ndotjen e ajrit i hasim në Komunën e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës e deri diku edhe rrethet e Komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës”, theksoi ministrja Albena Reshitaj.
Ajo ka përmendur edhe ndalimin e regjistrimit të veturave më të vjetra se 10 vjet, duke thënë se kosto e shëndetit është më e rëndësishme.
Po ashtu ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka kërkuar ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla.
“Duhet ta ndërpresim përdorimin e thëngjillit në ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla. Kam mbetur e zhgënjyer kur kam parë se mbi 200 shkolla përdorin thëngjillin si mjet ngrohjeje. E për këtë kam rekomanduar ministrin e Arsimit që të marrë masa për ta ndalur përdorimin e thëngjillit nëpër shkolla dhe kopshte”, tha ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze