Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me zvarritjen e procesit të emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Sami Kurteshi tha se presidenti Thaçi tenton në çdo mundësi ta privatizojë secilin institucion të vendit.
“Kjo është ikje nga detyrimet me qëllim për të ikur apo tërhequr vëmendjen nga problemet reale. Thaçi ka një synim të vetëm, privatizimin e shtetit, duke kapur çdo institucion, edhe ato të pavarura”, tha Kurteshi.
Përfaqësuesi i Lëvizjes në KQZ, Adnan Rrustemi foli për obligimet dhe procedurat që institucioni i Presidentit ka karshi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Në bazë të ligjit për zgjedhje, mandati i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të Kosovës. Gjersa, rezultati i zgjedhjeve për Kuvend të Kosovës është certifikuar më 8 korrik dhe sipas ligjit do të duhej që përbërja e KQZ-së të ndryshonte më së largu deri në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, duke reflektuar kështu përbërjen e re në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit”, tha Rrustemi.
Ai tha se përkundër se po bëhen mbi tre muaj nga kur është certifikuar rezultati i zgjedhjeve lokale, dhe përfundimit të periudhës prej 90 ditësh, nga 27 marsi i këtij viti, praktikisht KQZ-ja është pa mandat.
Sipas tij, Presidenca është dashur që së paku deri më këtë datë ta përmbyllë procesin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së dhe mos ta mbajë peng konstituimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Ky proces po zvarritet qëllimshëm nga Presidenti Thaçi dhe kjo pashmangshëm ndërlidhet edhe me faktin, por jo vetëm, se në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-së nuk do t’i takojnë dy anëtarë siç ishin deri më tani, por vetëm një”, shtoi Adnan Rrustemi.
Ndryshe, lëvizja Vetëvendosje kërkoi që sa më parë të zhbllokohet funksionimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke emëruar anëtarët e KQZ-së në përputhje me Kushtetutën e Republikës dhe ligjin për zgjedhje.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! në ditët në vazhdim do të bëjë nominimin e dy anëtarëve të ardhshëm të KQZ-së që do të përfaqësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe presim që brenda afatit prej pesë ditësh, siç e parasheh ligji për zgjedhjet, Presidenti i Kosovës, të konfirmojë me shkrim emërimin e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos