LAJMI I FUNDIT:

Rasti Kukësi, Prokuroria kërkon arrest me burg për 11 persona

Rasti Kukësi, Prokuroria kërkon arrest me burg për 11 persona

Vijon seanca për masën e arrestit për 23 personat e arrestuar për Rrugën e Kombit.

Prokuroria ka lexuar kërkesën për 23 persona, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati një mijë efektivë.


Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat.

“Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.

Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias.

Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”. /Top Channel/