Ofertuesi anonim ka dhënë 25 milionë euro, për një pjatë kineze që është përdorur nga perandori Kangxi, i Dinastisë Qing.
Pjata e thellë, me diametër prej 16 centimetrash, ishte e dekoruar me ‘falangcai’ – vizatim nga emali me motive kineze dhe perëndimore – si dhe lule, përfshirë edhe ato të verdha, që nuk shihen shpesh në porcelanet kineze, transmeton Telegrafi.
Këtë enë, që besohet të jetë përdorur nga vet perandori gjatë shekullit XVIII-të, është shitur përmes telefonit te një ofertues anonim, duke e mbyllur ankandin brenda pesë minutash.
“Ky është një ndër ekzemplarët më delikat që kemi pasur. Janë vetëm tri të tilla të ekzistojnë, ndërsa ky është i vetmi me sfondi ngjyrë rozë të hapur”, kanë thënë udhëheqësit e ankandit.
Gjatë vitit të kaluar, është shitur një enë e ngjashme kineze e vjetër rreth njëmijë vjet, që i përkiste Dinastisë Song. Oferta e fundit për atë objekt të lashtë, kishte qenë 30.7 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251