LAJMI I FUNDIT:

Rrahim Pacolli: Nëse ministri Sefaj nuk e vazhdon punën, AKR do të largohet nga koalicioni

Rrahim Pacolli: Nëse ministri Sefaj nuk e vazhdon punën, AKR do të largohet nga koalicioni

Rrahim Pacolli nga AKR-ja, i ka reaguar Jetlir Zyberajt këshilltarit të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, rreth deklaratës së tij ku theksoi se AKR ka pranuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj.

Zyberaj në një deklaratë dhënë për televizionin T7 deklaroi se nesër do të zyrtarizohet shkarkimi i ministrit Sefaj, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Rrahim Pacolli.


Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deklarata e Zyberajt nuk përfaqëson qëndrimin unik të AKR-së, duke thënë se AKR do të largohet nga koalicioni nëse ndodh diçka e tillë.

Postimi i plotë:

AKR nuk ka pranuar kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re. I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës. Rr.P /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori