Në Ditën Botërore të Autizmit, ekipi i Telegrafit ka vizituar Shoqatën “Autizmi” në Prishtinë, me ç’rast takoi fëmijët që po trajtoheshin nga stafi i kësaj shoqate. Takimi me fëmijët ishte shumë i ngrohtë, ndërsa koordinatorja dhe stafi tjetër po i mbështesin ata maksimalisht me metoda të ndryshme për integrimin e tyre sa më të mirë në shoqëri.
Një fëmijë tjetër diku rreth moshës katër vjeç luante me mësuesen e tij, duke krijuar kështu një harmoni që të bënte të mos largoheshe nga ai vend.
Nora Sherifi, koordinatore e Shoqatës “Autizmi” në Prishtinë, thotë se kjo shoqatë është themeluar në vitin 2011 dhe trajton rreth 40 fëmijë me autizëm.
Sipas saj, sot në Ditën Botërore të Autizmit janë organizuar aktivitete të ndryshme për këta fëmijë.
“Fëmijët tek ne marrin trajtim ditor, thjesht shërbime terapeutike. Sot ditë e hënë dy prill është Dita Ndërkombëtare e personave me Autizëm dhe kemi organizuar disa aktivitete për fëmijë duke filluar qysh nga ora 11:30 tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ afër Grandit, marshin me fëmijë deri tek sheshi ‘Ibrahim Rugova’. Pastaj, prej orës 12:30 fillon koncerti dhe një koktej i vogël për fëmijë”, theksoi Sherifi.
Ajo theksoi se shoqata i ka edhe gjashtë qendra tjera, në Prizren, Pejë, Ferizaj, Lipjan dhe Podujevë.
Koordinatorja Sherifi potencoi se trajtimin fëmijët në këtë shoqatë e bëjnë me vetëfinancim, duke përjashtuar kështu rastet sociale.
“Pagesën e bëjnë prindërit dhe një orë kushton pesë euro. Me mundësitë që i kemi i trajtojmë edhe fëmijët me raste sociale, pa pagesë. Aktualisht kemi pesë fëmijë me raste sociale”, tha ndër të tjera Sherifi.
Në mesin e terapistëve që punojnë në këtë shoqatë është edhe Florenta Alimusaj, e cila në një prononcim për Telegrafin tha se aty aplikojnë planin ABA, i cili ka për qëllim që sjelljet jo të pëlqyeshme tek këta fëmijë, të zëvendësohen me sjellje të mira.
“Këtu punojmë me fëmijët me autizëm, me planin ABA….Ky plan ka për qëllim sjelljet jo të mira të fëmijëve t’i zëvendësojmë me sjelljet të mira…Kemi detyra të ndryshme, varet fëmija sa është i avancuar e sa nuk është…Deri më sot ka pasur shumë rezultate të mira, se në fillim para se me ardh fëmija në qendrën tonë bëhet vlerësimi se deri ku dhe çka dinë, pastaj ne vazhdojmë me vlerësim. Pas gjashtë muajve bëjmë prapë vlerësimin dhe shohim se si ka qenë përpara se të vij dhe si është deri në ditët e sotme. Këtu në qendrën tonë, mundet dhe prindi të vijë të vëzhgojë gjatë terapisë që merremi me fëmijët me luajt rolin e njëjtë si terapist. Varet tash, disa prej fëmijëve janë dy herë në javë dhe janë nga një orë ose dy orë. I kemi dy raste ku është një vëlla dhe një motër të cilët janë çdo ditë nga pesë orë. Varet pak edhe nga kushtet ekonomike që kanë familjet ose largësia, sepse vijnë edhe nga vendet e ndryshme që janë më larg se në Prishtinë”, u shpreh Florentina Alimusaj.
Ndryshe, sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese ndërsa specialistët pohojnë se autistët nuk kanë pengesa fizike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë