Pas paralajmërimeve të kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se protestuesit për Rrugën e Kombit do të marrin dënimin e merituar, nuk ka vonuar aksioni policor në qytetin e Kukësit.
Mësohet se pas mesnate qindra forca policore të FNSH-së dhe RENEA-s kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Nga burime pranë komisariatit të Kukësit, mësohet se janë shoqëruar gjatë natës rreth 35 persona.
Familjarët e të arrestuarve janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre, raporton Shekulli.
Ata thonë se nuk e dinë se ku i kanë dërguar familjarët e tyre pasi i kanë arrestuar. “Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, thonë familjarët e tyre.
“Dje policia më qëlloi me gur, janë të filmuara pamjet. Kanë qenë policë civilë dhe me uniformë. Unë kërkova ndihmë dhe kam qëndruar i gjakosur për një orë” tha një protestues në një prononcim për mediat. Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar sa i përket shoqërimit të këtyre personave. Ndërkohë që familjarë të arrestuarve janë mbledhur para policisë së Kukësit.
Drejt Kukësit është nisur një grup deputetësh nga Partia Demokratike, mes të cilëve Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Strazimiri dhe Spaho. Ndërkohë që pritet të nisen edhe deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në fjalën e mbajtur dje për mediat kreu i qeverisë fajësoi opozitën që sipas tij po e dirigjon dhunën, ndërsa nuk u kursye t’i cilësojë protestuesit si vandalë që do të marrin dënimin e merituar.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj foli për persona të inkriminuar në radhët e protestuesve. Mijëra banorë të Kukësit dhe zonave përreth u bashkuan dje rreth orës 11:00 në një protestë kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Në një deklaratë këshillit bashkiak pas protestës u bë me dije se protesta ishte paqësore deri në momentin që policia provokoi turmën duke i goditur me shkopinj gome.
Protestuesit u përplasën mandej me uniformat blu duke i vendosur flakën sportelit të koncesionarit, që ishte vendosur për pagesën e Rrugës së Kombit. Tubimi vijoi deri rreth orës 14:30, ku protestuesit u larguan nga vendngjarja dhe rruga u bë e kalueshme për automjetet që prej orësh qëndronin në radhë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron